Nuk shihet më në planet e Guardiolës, sulmuesi i Mançester Sitit alternativë reale për Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 14:44

Nuk shihet më në planet e Guardiolës, sulmuesi i Mançester Sitit alternativë reale për Juventusin

Pas blerjes së Erling Halandit për sezonin e ardhshëm, Mançester Siti është i detyruar që të sakrifikojë një prej yjeve të tij në sulm, por kundrejt Sterlingut dhe Mahrezit, duket se Pep Guardiola ka vënë gishtin te Gabriel Zhezus për të thënë lamtumirë.

GABRIEL ZHEZUS

Arsyeja lidhet jo më shumë me cilësitë, edhe pse nuk është një titullar fiks, por sidomos për idenë për të arkëtuar një shifër të rëndësishme në merkato.

“Qytetarët” e vlerësojnë Zhezusin 60 milionë euro, por nga kontaktet e para që kanë pasur, Juventusi nuk është i gatshëm të shkojë mbi 40 milionë, edhe kjo shifër e rëndësishme, por rroga “normale” prej 6 milionësh në sezon është ajo që bën bardhezinjtë disi të joshur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"