“Nuk na falet me kualitetin që kemi”, Abrashi: Të analizojmë para pasqyrës çfarë nuk shkon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 23:55

“Nuk na falet me kualitetin që kemi”, Abrashi: Të analizojmë para pasqyrës çfarë nuk shkon

Amir Abrashi bëri një paraqitje dinjitoze në të dyja ndeshjet e Kombëtares, qoftë ndaj Izraelit, por edhe ndaj Islandës, pavarësisht problemeve fizike. Në prononcimin pas ndeshjes, ai u shpreh:

abrashi

“Ndeshja e dytë që lëshojmë në minutat e fundit. Nuk na falet me kualitetin që kemi. Duhet të shkojmë në shtëpi dhe të analizojmë para pasqyrës se çfarë nuk shkon. Duhet të kishim dyfishuar. Duhet të ndalonim krosimet edhe 10 kundër 10. Duhet ta analizojmë shumë mirë këtë ndeshjen.

E kemi kualitetin mjaftueshëm, por duhet që kur të vijmë në Kombëtare, ta dimë për çfarë luajmë. Kemi për të dalë nga kjo situatë. Unë jap gjithçka për kombëtaren, por jam i lumtur kur fitojmë. Nuk fituam asnjë ndeshje”, u shpreh Abrashi për “TV Klan”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"