Nuk luan titullar tek Junajtid. Anglezët i ofrojnë sulmuesin Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2021 | 20:37

Nuk luan titullar tek Junajtid. Anglezët i ofrojnë sulmuesin Juventusit

Juventusi është në kërkim të një sulmuesi, pse jo që në janar, duke parë luhatjet e shpeshta të Alvaro Moratës, por edhe dëmtimet që nuk po i lejojnë vazhdimësi Paulo Dibalës.

Dhe nëse Dushan Vlahoviç është objektivi kryesor dhe pa dyshim i vetmi lojtar për të cilin mund të bëhet një sakrificë financiare, në rast se për serbin bisedimet shtyhen për në verën e ardhshme, është Mançester Junajtid që i vjen në ndihmë torinezëve.

marsiallll

 

“Djajtë e kuq” janë gati që t’u huazojnë bardhezinjve të Serisë A, Entoni Marsialin. Francezi ka humbur gjurmët në “Old Trafford” si rrjedhojë e dyshes Kristiano Ronaldo-Edinson Kavani, prej së cilës Marsial ka humbur edhe shumë prej thirrjeve të fundit në Kombëtaren franceze.

Gjithsesi, për të mos i ulur totalisht vlerën e kartonit futbollistit, drejtues e Junajtid ia kanë ofruar Marsialin Juventusit, me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro.

Në Torino nuk kanë thënë “jo”, por kanë nisur të vlerësojnë këtë mundësi, ndonëse ajo që tremb bardhezinjtë është rroga prej 13 milionë eurosh në vit, të cilën Marsial duhet të pranojë që ta ulë, në të 3 milionë për 6 muajt e fazës së dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"