Nuk kanë fund telashet për Lëklerk, piloti i Ferrarit humb edhe avionin për garën e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2022 | 14:40

Nuk kanë fund telashet për Lëklerk, piloti i Ferrarit humb edhe avionin për garën e radhës

Sharl Lëklerk nuk po kalon momentet e tij më të mira me Ferrarin. Telashet në pistë me njëvendshen italiane, duket se po pasohen edhe nga ato jashtë saj me një peripeci të vogël që e ka bërë objekt diskutimesh e talljesh në rrjetet sociale.

leklerk

Dy ditë pas garës së Azerbajxhanit, ku ai nuk ia doli të shkonte në fundin e saj për shkak se iu prish motori i makinës Ferrari që shihej si favorite, ai ka humbur edhe avionin që do ta çonte drejt Australisë, për garën e radhës që zhvillohet në këtë fundjavë. Ka qenë vetë piloti ai i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë të ditur këtë ngjarje, duke postuar foto ndërsa priste në aeroport. “E nisa javën duke humbur udhëtimin për në Montreal” shkruante piloti.

fgfghghghfgh

Por kaq ka mjaftuar që të bëhej objekt talljesh në rrjetet sociale. Dikush e ngacmonte nëse Ferrari ishte ajo që i kishte vendosur motorin avionit që kishte pasur probleme, ndërsa të tjerë sugjeronin që ai t’i bashkohej kompanisë “AirMax” të avionëve privatë të cilët dërgojnë Verstapen në pjesë të ndryshme të botës ku ka gara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"