Nuk kanë fund problemet për Milanin, ylli i skuadrës infektohet me COVID

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2021 | 14:08

Nuk kanë fund problemet për Milanin, ylli i skuadrës infektohet me COVID

Si mos të mjaftonte dëmtimi i portierit Menja, Kalabrias e Florencit, Milani duhet të përballet me të tjera probleme.

TEO HERNANDEZ 1

Kuqezinjtë kanë njoftuar pasditen e sotme, se Teo Hernandez ka rezultuar pozitiv me Covid duke humbur sfidën ndaj Veronës.

Teo po kthehej nga grumbullimi kombëtar me Francën ku fitoi Ligën e Kombeve pak ditë më parë duke asistuar për Mbapenë në golin e fitores.

Një lajm aspak i mirë ky për kuqezinjtë që humbasin titullarin në fazën më të rëndësishme të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"