“Nuk ka të dytë si unë në botë”/ Mou më i dobëti i historisë, por portugezi nuk ndryshon kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 10:06

“Nuk ka të dytë si unë në botë”/ Mou më i dobëti i historisë, por portugezi nuk ndryshon kurrë

Një tjetër humbje e Totenhemit të tij që e lë skuadrën 9 pikë larg zonës Champions, por Zhoze Murinjo shfaqet ai i përhershmi pas disfatës 2-1 më Uest Hemin, ndonëse po kalon momentin më delikat të karrierës së tij.

MOU

Pas 50 ndeshjesh në stolin e “Spërsave” në kampionat, ai ka grumbulluar vetëm 81 pikë, më pak se në çdo klub tjetër në karrierë, ndërsa dje pësoi edhe disfatën e pestë në 6 ndeshjet e fundit në kampionat. Kur e pyetën nëse ai dyshon në metodat e tij, portugezi tha: “Aspak, zero. Ndonjëherë rezultatet janë pasojë e shumë situatave. Metodat e mia të menaxhimit nuk kanë të dytë në botë. Skuadra ka probleme, por ne mund t’i zgjidhim ato”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"