Nuk ka surpriza, triumfojnë lehtësisht Skënderbeu dhe Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2016 | 17:20

Nuk ka surpriza, triumfojnë lehtësisht Skënderbeu dhe Kukësi

Kategoria e Tretë ka luajtur pesë ndesh jet e radhës, përkatësisht në Tiranë dhe Elbasan. Në kryeqytet kishte mjaft duele interesante, ku binte në sy ai mes Bulqizës dhe Kukësit B.p Këta të fundit kanë marrë momentalisht kryesimin, pasi Vllaznia B ende nuk e ka zhvilluar takimin e saj. Skuadra e drejtuar nga Dalipi s’e ka pasur aspak të vështirë të triumfojë ndaj Bulqizës, duke shënuar katër gola.

Pjesa e parë ka qenë deri diku e balancuar dhe Bulqiza ka bërë rezistencë, por gjërat kanë ndryshuar në fraksionin e dytë. Dopieta e Peposhit në minutat 53 dhe 58, goli i Vilës në minutën e 56-të, si dhe ai i Gjutës në të 83-ën u dhanë mundësinë verilindorëve që të marrin kreun e klasifikimit në grup dhe të presin ndeshjen e Vllaznisë B, që është rivali direkt në garën për ngjitje një kategori më lart.

Në takimin tjetër mes Internacionalit dhe Valbonës nuk ka pasur shumë histori, pasi këta të fundit kanë fituar pa shumë vështirësi. Autogoli i Meçit në minutën e 19-të i ka dhënë qetësi Valbonës, që më pas ka kontrolluar lojën.

Dyfishimi do të vinte në pjesën e dytë, kur Mila në minutën e 76-të kthen në gol një 11- metërsh. Sfida që ka dhuruar më shumë gola dhe spektakël në Kamzë ishte ajo mes Golemit dhe Mirditës. Plot 10 gola janë realizuar nga të dyja skuadrat në këtë ndeshje, të fituar nga mirditorët, të cilët kanë konsoliduar pozitat e tyre në tabelën e klasifikimit.

Elbasan – Ndërkohë në Elbasan, Devolli ka mundur Belshin në shifrat 2 me 1, në sfidën që u luajt në kompleksin sportiv “Shefqet Lamç- ja”. Përballja ka qenë e fortë për të dy ekipet, ndërkohë që golat janë shënuar të gjithë në pjesën e dytë. Të parët kalojnë në avantazh devollinjtë në minutën e 63-të me anë të Metollit.

Por, në të 70-ën, është Mezini që barazon shifrat për Belshin. Goli me vlerë tri pikë do të shënohej në të 85- ën nga Fifo me 11-metërsh. Në sfidën tjetër, Skënderbeu B ia ka dalë të marrë tri pikët përballë Gostimës, në një ndeshje shumë të rivalizuar.

Të parët që kaluan në avantazh ishin djemtë e Gostimës, me Ballën që realizoi në minutën e 59-të. Shifrat u barazuan shumë shpejt nga Trëndafili në të 62-ën, ndërsa goli i fitores u shënua nga D. Kame në të 76-ën. Ndërkohë, në fundin e pjesës së parë, Skënderbeut i ka dalë portieri Moli me karton të kuq dhe ka luajtur për 45 minuta me një lojtar më pak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"