“Nuk ka skuadra të lehta, jam i kënaqur për këtë përballje”, Starova pas shortit: Do të luftojmë deri në fund për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2021 | 11:25

“Nuk ka skuadra të lehta, jam i kënaqur për këtë përballje”, Starova pas shortit: Do të luftojmë deri në fund për…

Pas hedhjes së shortit të Kupës së Shqipërisë ku Teuta do të sfidojë Skënderbeun, përpara mediave ka folur edhe drejtori sportiv i Teutës, Sulejman Starova i cili ka deklaruar se durrsakët do të luftojnë në të dyja frontet si në Kupë po ashtu edhe në kampionat:

WhatsApp Image 2021-04-02 at 11.41.54 (1)

“Nuk ka skuadra të lehta, jam i kënaqur për shortin, por kjo sdo të thotë asgjë për tu kualifikuar. Kemi një kundërshtar që nuk është si Vllaznia dhe Laçi.

Kemi shpresë që të jemi deri në fund. Është një konkurencë e madhe në kampionat dhe duam që të shkojmë deri në fund qoftë për kampionat qoftë edhe për kupë. Teuta gjithmonë ka qenë tek vendet e para edhe pse ka barazuar, por le të shpresojmë që të rrisim nivelin pse jo edhe me 1-0.”

PANORAMASPORT.AL

http://www.panorama.com.al/sport/shorti-i-kupes-vllaznia-sfidon-lacin-teuta-pret-skenderbeun/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"