Nuk ka më dyshime, ja kush do të jetë trajner i Realit për 2 vitet e ardhshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 12:23

Nuk ka më dyshime, ja kush do të jetë trajner i Realit për 2 vitet e ardhshme

Provimi u kalua me sukses. Santiago Solari i ka bindur të gjithë në katërt ndeshjet e para me Realin e Madridit dhe ka fituar besimin e drejtuesve për të qenë trajner deri në fundin e sezonit. Madje jo. Edhe për vitin tjetër. Kjo është kontrata që krerët e klubit madrilen kanë depozituar ditën e djeshme në federatë për trajnerin e tyre.

Solari

Ajo skadon në vitin 2020. Gjithçka ishte e pritshme, pas katër ndeshjeve radhazi të fituara. Jo vetëm kaq, sepse starti i tij është më i miri që kanë pasur trajnerët e Realit të Madridit. Sipas gazetës “AS”, askush nuk e ka nisur aventurën në Madrid më mirë sesa argjentinasi: 4 fitore radhazi, 15 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar. Me shumë fat, por edhe me punë ai arriti të rikthente në rrugën e duhur një skuadër që me Lopeteguin dukej se po dështonte.

Tani Barcelona është vetëm 4 pikë më shumë, në Champions ndodhet në pozicion komod dhe në Kupën e Mbretit thuajse ka siguruar kualifikimin për në raundin e ardhshëm. Në 116 vite të historisë së Realit asnjë trajner tjetër nuk ka pasur këtë start kaq të mirë sa Solari.

Solari5

Ai arriti që përveç rezultateve të merrte vendime të rëndësishme edhe në aspektin e futbollistëve që aktivizonte. Ai iu dha minuta të rinjve si Odriozola, Reguilon dhe Sançez, por edhe Vinicius, i cili konsiderohet si një nga investimet më të mëdha të skuadrës. Tani në Madrid të gjithë shpresojnë që Solari të ketë të njëjtin sukses dhe fat si Zidan.

real madrid

Është shumë e vështirë, por historia ka treguar të kundërtën. Duhet theksuar fakti se Solari nuk ishte zgjedhja e parë e Perezit. Ky i fundit bëri gjithçka për Konten dhe Roberto Martinezin, por nuk ia doli që t’i bindte për shkak se projekti madrilen kishte nisur që në verë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"