“Nuk ka degraduar kombëtarja, gaboi trajneri”, Starova insiston: Izraeli ishte favorit, nuk po na luajnë lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2022 | 23:11

“Nuk ka degraduar kombëtarja, gaboi trajneri”, Starova insiston: Izraeli ishte favorit, nuk po na luajnë lojtarët

Sulejman Starova insiston se pritshmëria e lartë për ekipin kombëtar është e ekzagjeruar në këto momente. Ai theksoi në “Skaner” se ekipi nuk duhej shtyrë në trysni por duhej durim për të pritur rritjen e talenteve.

starova

“Nuk ka degraduar kombëtarja, nëse nuk e dimë bëjmë këto gabime. Izraeli tregoi në dy ndeshje se ishte shumë më mirë se ne. Edhe pse i mungonin titullarët, ishte fizarmonikë në ritëm më mirë se ne, bëri që të mos duken mungesat si na u duken në fushë. Dalim te trajneri i pari, për mua bëri gabim në fund të karrierës se tij, ndërroi skemën në sekondën e fundit dhe e ndërroi në pjesë të dytë. Gjatë drejtimit të lojës nuk më pëlqeu e Balliut, kujtova si ishte ui dëmtuar, ashtu si edhe vonesa e Uzunit.

Hysaj është në pozicion që nuk është origjinal i rij, por fillojnë mungesat. Asllanin që e kemi talent, po luan pak minuta. Ky Broja është akoma që po bën rezervën në këto kushte, që kjo është një skuadër që duhet durim. Po nuk e patëm në mendje që kemi skuadër premtuese, dëmtojmë kur akuzojmë që na mundi një Izrael që është punuar katër vjet, dhe u transformua.

Favoriti ishte Izraeli, nuk ishim ne. Se kemi qejf të fitojmë ne është punë tjetër, ne humbëm se Izraeli ishte më i fortë se ne”, tha Starova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"