“Nuk jemi të gjithë si Ronaldo”, portieri italian bën deklaratën e veçantë: Vijnë na trokasin te dera…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 0:12

“Nuk jemi të gjithë si Ronaldo”, portieri italian bën deklaratën e veçantë: Vijnë na trokasin te dera…

Shumë ekipe pritet të kenë probleme finaciare, për shkak të pezullimit të futbollit nga Koronavirusi.korona

Në këtë situatë, shumë ekipe e shikojnë zgjidhjen tek ulja e pagave të futbollistëve të tyre, ose mos dhënia e tyre për 1 ose 2 muaj.

Megjithatë jo të gjithë janë dakord me këtë, pasi ndryshe nga lojtarët që luajnë në ekipet e mëdha, ata që luajnë në ekipet e vogla kanë vështirësi për të jetuar më pas.

I tillë është edhe rasti i portierit të Çitadelës në Serie B, Alberto Paleari, i cili është shprehur se nuk janë të gjithë si Ronaldo dhe e kanë të domosdoshme marrjen e rrogës.C79DB51D-575A-4B44-B815-1B8C4E677D62

“Nuk jemi të gjithë si Kristiano Ronaldo, që nuk ka vështirësi po t’i heqin dy muaj rrogën. Nëse na e heqin ne, pronari i shtëpisë troket në derë dhe kërkon qeranë.”, u shpreh Paleari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"