Nuk është shërbëtori i Ronaldos, Benzema parakalon portugezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 11:15

Nuk është shërbëtori i Ronaldos, Benzema parakalon portugezin

Santiago Solari ka dorë në rikthimin e Realit te rezultatet pozitive, por pa ndihmën e sulmuesit Karim Benzema nuk do t’ia arrinte të fitonte postin e trajnerit për dy vitet e ardhshme. Si me magji, sulmuesi francez u transformua dhe ka marrë në dorë fatet e skuadrës madrilene, ndryshe nga epoka e krizës me Lopeteguin.

benzema

Ndaj Selta Vigos bëri atë që i kërkohet një sulmuesi: të shënonte. Dhe për të ishte goli i dhjetë i sezonit, çka e bën golashënuesin më të mirë të Realit deri në këto momente. Por, përveç golave, ai është vendimtar dhe ndihmon skuadrën. Dhe tani në Madrid ka një epokë të re, e cila sigurisht që krahasohet me atë që ka bërë histori te Reali: Kristiano Ronaldon. Këtë herë, ky i fundit e humbet duelin me sulmuesin francez. Karim Benzema ka shënuar më shumë gola sesa portugezi i Juventusit. Deri tani, ai ka shënuar vetëm 9 gola: 8 në Serinë A dhe një në Champions League.

Benzema, nga ana tjetër ka shënuar 10:5 në kampionat, tre në Ligën e Kampioneve, një në Superkupën e Europës dhe një tjetër në Kupën e Mbretit. Por, Karim Benzema është nga ata sulmues që nuk jeton vetëm për golat, ai jeton edhe për të ndihmuar skuadrën, për t’u sakrifikuar, për t’u kthyer në mbrojtje dhe për të shërbyer shokët.

“Ndonjëherë shumë njerëz nuk e kuptojnë rolin tim në fushën e lojës”, tha Benzema pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve ndaj Viktoria Pëlzen. Ka qenë gjithmonë “shërbëtori” i Kristiano Ronaldos dhe tani i duhet të bëjë liderin e sulmit të Realit. Dhe statistikat tregojnë se nuk është duke e bërë keq. Sepse në Europë, vetëm 4 sulmues kanë arritur të shënojnë më shumë sesa numri nëntë i Realit të Madridit: Levandovski 15 gola, Mesi 14 gola, Mbape 13 gola, Joviç 12 gola. Në Spanjë vetëm Mesi ka shënuar më shumë se ai, por Benzema e di që me të nuk mund të krahasohet. Luftën në distancë e ka me Ronaldon. Deri tani e ka fituar…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"