Nuk e harron ish-skuadrën e tij, zbulohet çfarë iu dhuroi Kaleb Ekuban lojtarëve të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 0:00

Nuk e harron ish-skuadrën e tij, zbulohet çfarë iu dhuroi Kaleb Ekuban lojtarëve të Partizanit

Genc Tomori, në prononcimin për “Panorama Sport”, tregoi edhe për takimin e “demave” ish-sulmuesin Kaleb Ekuban, i cili u kishte bërë dhuratë lojtarëve të Partizanit nga një fanellë të Trabzonsporit.ekuban

“Me Kaleb Ekubanin patëm një takim të përzemërt dhe ai u takua me të gjithë dhe, me sa mora vesh, të gjithë lojtarët i ka respektuar duke u dhënë nga një fanellë të Trabzonsporit.

Kalebi është një nga lojtarët më kryesorë të ekipit turk dhe të gjithë e dinin se ai ka shkëlqyer me Partizanin dhe për këtë arsye ata na respektuan, duke filluar nga presidenti i Trabzonsporit deri tek ata pak tifozë që ishin të pranishëm.Genc Tomori

Madje, presidenti i Trabzonsporit na takoi të gjithëve dhe pati edhe një bisedë të shkurt me Jozef Ekubanin, vëllain e vogël të Kalebit që luan me Partizanin”, u shpreh Tomori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"