Nuk do të jetë i vetëm te Barcelona, një talent shqiptar i uron mirëseardhjen Manajt me… shqiponjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 0:25

Nuk do të jetë i vetëm te Barcelona, një talent shqiptar i uron mirëseardhjen Manajt me… shqiponjë

Mungon vetëm zyrtarizimi! Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, kam arritur akordin total me klubin e Barcelonës, duke u larguar nga Albasete, për t’iu bashkuar skuadrës B, të kampionëve në fuqi të Spanjës, që militon në ligën e tretë.

Manaj458

Mësohet se Manaj ka mbërritur në Katalunjë për të kryer vizitat mjekësore, teksa është mirëpritur nga një tjetër talent shqiptar që është pjesë e katalanasve.

Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Labinot Kabashi, i cili do të jetë shok skuadre me Manajn te skuadra B. Talenti Kabashi i ka shprehur mbështetje maksimale futbollistit lushnjar, teksa do ta ndihmojë për t’u përshtatur te skuadra e re. 19-vjeçari ka postuar së fundmi një foto në rrjetet sociale, duke formuar shqiponjën së bashku me Manajn, teksa ka shkruar në gjuhën shqipe: “Mirë se erdhe vëlla”.

Manaj-Kabashi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"