Nuk del në stërvitje pa firmosur kontratën e re, Mesi me pushime në Ibiza. Ja situata në kampin katalanas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2021 | 11:50

Nuk del në stërvitje pa firmosur kontratën e re, Mesi me pushime në Ibiza. Ja situata në kampin katalanas

Një nga temat më të nxehta të merkatos së verës është rinovimi i Lionel Mesit. Por duket se “Pleshti” do të vazhdojë pushimet deri në momentin që  do të nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën.

mESI

Sipas AS, argjentinasi nuk do të jetë të hënën në qendrën stërvitore të katalanasve. Në ditët e kaluara është folur për një bashkim të Mesit me ekipin pavarësisht mungesës së rinovimit, por klubi nuk e ka pranuar këtë zgjidhje.

Aktualisht, 34-vjeçari ndodhet me pushime në Ibiza bashkë me familjen. Qëllimi i klubit është që ta mbyllë çështjen para 13 gushtit, në mënyrë që Mesi të jetë në fushë për ndeshjen e parë zyrtare të sezonit kundër Real Sociedad më 15 gusht në “Camp Nou”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"