“Nuk besoj se do të ndalet bojkoti”, Kokëdhima i zbulon të gjitha: S’jemi kalamaj që të na gënjejnë, ju tregoj qëndrimin që do të mbajmë (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 23:50

“Nuk besoj se do të ndalet bojkoti”, Kokëdhima i zbulon të gjitha: S’jemi kalamaj që të na gënjejnë, ju tregoj qëndrimin që do të mbajmë (E PLOTË)

Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima ishte i ftuar në emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në “News 24”.

bandicam 2020-10-18 22-05-29-629

I pyetur nga moderatorja Nëse a shpresa qe këtë javë të fillojë kampionati, Kokëdhima u shpreh:

“Njerëzit e matematikës thonë se shtrimi i drejtë i problemit përmban gjysmën e zgjedhjes. Ky bojkot ka ndihmuar për zgjidhjen e problemit. Kërkesa e Ligës profesioniste është që të gjithë aktorët të ndërgjegjësohen dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Nuk mendoj se kjo javë do t’i japë fund bojkotit.

bandicam 2020-10-18 22-04-23-505

Nuk ka ndodhur ndonjë gjë që të ndërpritet bojkoti. Qeveria këtë javë mund të ketë lexuar letrat që i kemi dërguar ne, nuk ka ndodhur gjë tjetër. Nuk kemi çfarë të zbusim ne, jemi të qetë dhe të urtë. Kërkesat janë të qarta. Teoria e Fidelit është e njohur, nuk ka asnjë bazë të vërtetë. Ai e vetmja gjë që ka kërkuar është t’i jepet fund bojkoti. Fideli nuk ka asnjë fuqi dhe kompetencë. Këto janë çështje që i përkasin qeverisë. Nuk është Liga që mungon në diskutime. Nuk e kuptoj pse qeveria, që i cilëson kërkesat e Ligës të drejta, ka nevojë që ta shikojë zgjidhjen te Liga.

Të gjitha klubet janë në të njëjtën qëndrim, çdo vendimmarrje ka qenë unanime. Pa një zgjidhje, një marrëveshje të qartë, nuk do të ketë rifillim të kampionatit. I kemi diskutuar të 3 skenarët. Nuk ka asnjë qëndrim ndryshe. Klubi i Kukësit është tërësisht loajal, pro bojkotit të vendosur nga Liga”, u shpreh fillimisht Kokëdhima.

bandicam 2020-10-18 22-24-22-811

Pasojat e bojkotit – Të gjithë presidentët e klubit kanë qenë kundër bojkotit. Nuk është zgjidhje, por sfidë. Ishte e vetmja rrugë. Kur është vendosur bojkoti në 5 gusht, kërkova vetëm 1 javë dhe jo bojkot të tillë. Ne nuk e pëlqejmë bojkotin, nuk e dëshirojmë, thjesht kemi qenë të detyruar. Jemi të braktisur. Jemi të padëgjuar dhe të pazgjidhur. Fatura është e lartë nga ana ekonomike. Përfitimet nga kjo luftë janë më të mëdha nga pasojat që kemi.

Nuk kam këmbëngulur për bojkot. Kam qenë më i rezervuari. I kam qëndruar vendimmarrjes kolegjiale.

Kjo është bota e pasigurive jo garancive. Për çdo qëndrim dhe kërkesë kemi siguruar argumente të qarta. Infrastruktura është e mjeruar. Ka nevojë për para që duhet të bëhet. Këto para duhet të vijnë nga qeveria dhe shteti.  Nuk mund të bëjnë infrastrukturën klubet private. Sportet e bazës nuk mund të jenë përgjegjësi e disa presidentëve.

Koco

Qeveria nuk ka marrë akoma një përgjegjësi për këtë çështje. Profesionizmi në Shqipëri duhet të jetë i begatë. Fakti që ka 1 ose më shumë se një klub, nuk duhet të mohojmë që asnjë nga këto klubet nuk janë të lumtura. Kemi nevojë për një mjedis ku puna të bëjë rezultatin. Shtroj argumentin pse masat duhet të zbatohen.

Pagesat? Apolonia do të përmbushi detyrimet kontraktore me çdo futbollist deri në ditën e fundit të kontratës.  Është çështje e çdo klubi që t’i përmbahet marrëveshjes që ka me lojtarët e punonjësit.

Fideli ka dështuar në misionin që mori përsipër vetë si përfaqësues fuqiplotë i qeverisë. Ai nuk kishte asnjë fuqi për zgjidhjen e kërkesave. Nuk ka ndodhur asnjë gjë deri tani. Nuk ka asnjë kërkesë që qeveria të jetë mbledhur dhe ta ketë realizuar. Po ka kërkesa të padrejta le të na i thonë. Nuk e di nga buron optimizmi i Fidel Yllit. Jemi shumë të lumtur që zgjidhja të ndodhte sot, por zgjidhja nuk është te ne, është te qeveria. Le t’i bëjë të ditura arsyet qeveria.

Kemi kërkuar që TVSH të jetë 6%. Nuk është kosto me e madhe se 500 mijë euro. Duhet vullnet i qartë politik. Marrëveshje politike. Nuk jemi kalamaj që mund të na gënjejnë përfaqësuesit e qeverisë. Jemi në gjendje ta kuptojmë këtë gjë.

bandicam 2020-10-18 22-53-15-929

Kërkesat e Ligës nuk janë për 10 presidentët e Ligës, janë për zhvillimin e sportit. Pse janë anemikë në reagimin e tyre, kjo e ka shpjegimin brenda. Shoqëria shqiptare është e kapur nga qeveria. Shantazhohen për bukën e gojës, për vendin e punës.

Asnjë kampionat moshash nuk mund të bëhet, 10 akademitë kryesore janë nga Superiorja. Nga Kategoria e Parë, shumica e klubeve i janë bashkuar bojkotit. Nuk do të luajë kampionatin, deri sa Liga të zgjidhë këtë çështje.

Qeveria i ka dënuar me vdekje klubet e Shqipërisë. Futbolli në Shqipëri ka bërë progres, jo për shkak të qeverisë. Duam që qeveria të marrë përgjegjësitë e saj. Liga mund të kishte ecur edhe më shpejt, por shyqyr që u miratua dhe po i bën presion qeverisë për t’i përmbushur këto pika.

Liga po bën progres shumë të mirë. Para 10 vitesh bëmë shumë përpjekje t’i jepnim fuqi këtij institucioni. Ai futboll që bëhet tani, është për meritë të klubeve të Superiores dhe të FSHF-së. Nuk mund t’ia dalim vetëm.

Z.Libohova, është zëdhënës i vendimmarrjes së Ligës. Ishte shumë i qartë në deklaratat e veta. Pjesa themelore është kërkesa e parë e Ligës për sponsorizimet. Kjo kërkesë e parë është 99% e përmbajtjes së debatit. Ato kërkesat e tjera nuk janë zgjidhur për kokëfortësinë e qeverisë. Të diskutosh TVSH mbi tarifat e edukimit të fëmijëve dhe reklamat është absurde. Shumë cinik qëndrimi i qeverisë.

Si mund të futemi në garë, kur 5 klube janë në kolaps, janë të bllokuara llogaritë nga institucionet e Tatimeve?

Pse kanë ardhur borxhet e Vllaznisë? Kanë paguar rrogat, por nuk kanë paguar sigurimet shoqërore. Zbatimi i ligjit nuk është në vullnetin e një klubi. Qeveria të vendosë rendin e ligjin.

Nuk mund të falet asnjë detyrim. Duhet të amnistojë gjobat jo të falë. Të bëjë një plan pagesash për detyrimin. Që të mund të luajnë si të barabartë. Pa ja kërkuar ne, qeveria duhet ta bëjë. Në qoftë se nuk do t’ia dish për këtë garë, pse duan të lemë bojkotin?

Në çdo vend të botës që ka qeveri serioze, kanë përgjegjësi për zhvillimin e sporteve dhe infrastrukturën sportive. Për edukimin e brezave të rinj dhe për zhvillimin e sporteve profesioniste. Këto kërkojmë ne të rregullohen. Duhet të bëhen rregullimet e të gjithë sporteve prioritare, sipas sistemit që propozojmë.

Nuk i kthehemi dot lojës, pa një vendimmarrje të qartë. Çfarë t’i themi na fal që u nxituam që kërkuam këto të drejta elementare minimaliste dhe bëmë bojkot.

Çdo të hënë në 11 jemi mbledhur dhe kemi diskutuar. E kemi vendosur që pa zgjidhur 1,2,3,4, nuk do të kthehemi. Në dijeninë time zhbllokimi i kësaj situate është në duart e qeverisë”,  përfundoi presidenti i Apolonisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"