No Benzema, no “party”! Zgjidhja e problemit të golit quhet… Vinicius

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 20:20


No Benzema, no “party”! Zgjidhja e problemit të golit quhet… Vinicius

Reali i Madridit shpë toi një pikë kundër Elçes, falë golave të Modriçit dhe Militaos. Një barazim (2-2) që i lejon skuadrës madrilene të ruajë një epërsi prej katër pikësh ndaj Seviljes, por që në thelb është një lajm i keq.

benzema vinisius

Skuadra e Ançelotit humbi mundësinë për të mbajtur larg Seviljen në gjashtë pikë dhe për më tepër, dueli mori një humbje të konsiderueshme me dëmtimin e Benzemasë, i cili duhet të zëvendësohej në minutën e 56-të për shkak të shqetësimit në kofshëne majtë. Francezi kërkoi zëvendësimin sapo e ndjeu problemin dhe ky ishte një vendim i mirë pasi pas tij, në aspektin e golave, “LosBlancos” janë dramë.

PROBLEMATIKËT – Luka Joviç hyri në ndeshjen ndaj Elçes me 34 minuta në dispozicion, përveç katër të tjerave shtesë, kohë të cilën e kaloi pa dhimbje e pa lavdi dhe natyrisht nuk bëri atë që pritej prej tij të shënonte. Me madrilenët të fokusuar në portën e Edgar Badias, serbi nuk mundi të gjuante drejt portës.

Ndërhyrja e tij në lojë ishte anekdotike: ai dha gjashtë pasime, pesë prej tyre pozitive, zhvilloi vetëm një duel, humbi një top dhe rikuperoi një tjetër. Kontributi i tij sivjet ka qenë thuajse inekzistent.

Disa javë më parë u duk se reagoi në Anoeta me një gol dhe një asist për Viniciusin, por përtej realitetit, Joviç është nga ata që nuk i ka kaluar ende 500 minutat sezonale, 434 nga të cilat në 15 prezenca kampionati. Pas serbit vjen Mariano, qendërsulmuesi tjetër i Realit, i cili aktualisht është i dëmtuar (ka një prirje të konsiderueshme për probleme fizike, pavarësisht se mezi grumbullon minuta).

Edhe pse është e vërtetë që ka luajtur shumë më pakai ka një mesatare prej 1 goditjeje në portë çdo 178 minutë, teksa gjurma e fundit është asisti për Viniciusin në golin e barazimit kundër Elçes në fundjavën që kaloi.

MBRET ME VINICIUSIN – Çështja është se me të gjitha rrethanat e përfshira, dy sulmuesit zëvendësues të Benzemasë kanë shënuar një gol dhe dy asistime në 612 minutat e luajtura prej tyre. Një kontribut i paktë që është në kontrast me shifrat e Benzemasë, për të cilin fati u tregua mizor në ndeshjen e fundit sepse përveçse u dëmtua, humbi edhe një penallti.

Por, bomberi është një pjesë e pazëvendësueshme e ofensivës së Madridit siç e dëshmojnë 24 gola dhe 9 asistet deri në këtë pikë të sezonit. Pa Benzemanë, Ançeloti duhet t’i besojë Viniciusit (15 gola deri më tani), pasi golashënuesi i tretë i skuadrës (Asensio, me shtatë gola) është gjithashtu i dëmtuar.

Joviç mbërriti në Madrid në verën e vitit 2019 pas një rrugëtimi mbresëlënës me Frankfurtin (27 gola) çka e çoi kartonin e tij në vlerën prej 60 milionë eurosh; Mariano, në vitin 2018 pas një sezoni në Olimpikun e Lionit (21 gola dhe 6 asiste, por të dy duket se kanë pak shanse për të zgjidhur dyshimet e Ançelotit nëse problemi i Benzemasë rezulton të jetë më serioz se shqetësimi i thjeshtë muskulor.

PANORAMASPORT.AL