Një yll që do ta paguajë shtrenjtë, shpenzime marramendëse të Juventusit për Vlahoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 17:46

Një yll që do ta paguajë shtrenjtë, shpenzime marramendëse të Juventusit për Vlahoviç

Klubi i Juventusit, prej disa vitesh regjistron humbje të mëdha financiare, të mbuluara vetëm nga rikapitalizimi që i bëhet nga familja Anjeli.

VLAHOVIC

E megjithatë, shpenzimet e bardhezinjve nuk kanë fund dhe rasti Vlahoviç tregon se klubi është gati të bëjë shpenzime të çmendura për të siguruar lojtarë cilësorë, duke shpresuar që ta ndihmojnë të rindërtojë një cikël fitues.

Mediat italiane kanë raportuar sot se marrëveshja me Fiorentinën për transferimin e lojtarit serb nuk është edhe aq e lehtë nga pikëpamja ekonomike për arkat e klubit.

Pas shumë negociatash, Juventusi është dorëzuar dhe raportohet se marrëveshja mes klubeve është arritur për 70 milionë euro plus 5 të tjera si bonuse në bazë të arritjeve.

Ndërkohë, edhe lojtari do të ketë një rrogë të majme, edhe pse vetëm 22-vjeçar. Parashikohet që Vlahoviç të përfitojë 7 milionë euro në sezon deri në vitin 2026.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"