NJË VIROZË BËN LËMSH SUPERIOREN/ FSHF shtyn ndeshjen me Kukësin, Erzeni nuk e pranon: Shihemi nesër në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2022 | 17:22

NJË VIROZË BËN LËMSH SUPERIOREN/ FSHF shtyn ndeshjen me Kukësin, Erzeni nuk e pranon: Shihemi nesër në stadium

Kaos në Superiore sa i përket kalendarit të ndeshjeve të javës së 8 të Superiores. FSHF vendosi sot të shtynte ndeshjen me Kukësin që ishte planifikuar të shtunën, për të hënën. Kjo, siç zbuloi “Panorama Sport”, sepse verilindorët janë mbërthyer nga një virozë dhe bënë kërkesë që takimi të ndryshojë datë që të ketë kohë të rikuperojë futbollistët.

ERZENI

Vendimi u bë zyrtar nga FSHF e cila e ka vendosur edhe në kalendarët e saj në internet duke dekretuar ndryshimin e datës për zhvillimin e takimit. Por kjo situatë ka lënë të pakënaqur Erzenin, që ka parë t’i ikë nga duart mundësia për t’u përballur me një skuadër të përgjysmuar.

Faksimile e aplikacionit të FSHF ku te pjesa e kalendarit pasqyrohet ndryshimi i datës së ndeshjes

Faksimile e aplikacionit të FSHF ku te pjesa e kalendarit pasqyrohet ndryshimi i datës së ndeshjes

Ndaj shijakasit, kanë dalë kundër vendimit të FSHF-së dhe për më tepër insistojnë se kjo e fundit nuk ka bërë ndryshimin, siç shpjegohet me një komunikatë në rrjetet sociale ku i bëjnë thirrje tifozëve që të paraqiten sipas planit këtë të shtunë, pra nesër, në stadiumin “Niko Dovana” ku luhet takimi.

“Të nderuar tifozë të K.F. ERZENI!

Duke marrë shkas nga disa deklarata/ postime që kanë qarkulluar në median e shkruar dhe në rrjetet sociale, që ndeshja e planifikuar për javën e 8 të kampionatit Abissnet Superiore 2022/2023 nuk do të zhvillohet sipas kalendarit të përcaktuar.

Ju bëjmë me dije që ndeshja do të zhvillohet sipas kalendarit zyrtar të përcaktuar nga FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT.

Ditën e shtunë datë 15.10.2022 ora 15:00

Ju presim të gjithëve në Stadiumin “Niko Dovana” në mbështetje të ekipit tonë të zemrës.”, shkruhet në deklaratën e shijakasve.

sadsdsdsdsd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"