Ndeshja Erzeni-Kukësi u shty për të hënën, zbulohet arsyeja e spostimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2022 | 15:55

Ndeshja Erzeni-Kukësi u shty për të hënën, zbulohet arsyeja e spostimit

Erzeni-Kukësi duhej të luhej nesër në 15:00 në Durrës, por është shtyrë për të hënën në të njëjtën orë.

niko dovana

“Panorama Sport” mëson se arsyeja që ka çuar në shtyrjen e këtij takimi është një virozë që ka prekur ekipin e Kukësit.

Disa lojtarë kanë pasur shenja helmimi dhe sot shumica e ekipit ka bërë vetëm një seancë në palestër.

Në këto kushte, duke pasur edhe mirëkuptimin e klubit pritës, Erzeni, Kukësi ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes dhe kjo është miratuar edhe nga sektori i garave në FSHF.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"