Një tjetër ish-bavarez kërkohet të rikthehet te Bajerni: Çdo gjë mbetet e hapur!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2020 | 23:59

Një tjetër ish-bavarez kërkohet të rikthehet te Bajerni: Çdo gjë mbetet e hapur!

Miroslav Klose mund të kthehet te Bajerni i Mynihut të ushtrojë detyrën e ndihmësit të teknikut Hans Flik. Mediat gjermane zbulojnë se tekniku bavarez, i cili firmosi para disa ditësh kontratën zyrtare me kampionët në fuqi të Gjermanisë, ka kërkuar ndihmën  ish-sulmuesit të Gjermanisë për të qenë pjesë e stafit teknik të Bajernit për sezonin e ardhshëm.

Klose 3

Ndërkohë, vetë ish-kampioni i botës në vitin 2014 me Gjermaninë u përgjigj për “Kicker” se mbetet e hapur mundësia që ai të rikthehet te Bajerni si pjesë e stafit teknik.

“Çdo gjë është e hapur. Le të presim dhe të shohim”, u përgjigj golashënuesi më i mirë në historinëe Kupave të Botës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"