“Një person i çmendur u fut në fushë dhe goditi anësorin”/ Dhunë në Kategorinë e Dytë, anulohet ndeshja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2020 | 14:43

“Një person i çmendur u fut në fushë dhe goditi anësorin”/ Dhunë në Kategorinë e Dytë, anulohet ndeshja

Një incident i paprecedentë ka ndodhur në ndeshjen mes Delvinës dhe Albpetrolit e planifikuar të luhej në orën 13:30, por për shkak të goditjes së anësorit u ndërpre. 

Delvina2

Nëpërmjet një reagimi në faqen e “Facebook”-ut, klubi delviniot ka shprehur idinjatë për incidentin e ndodhur, duke e cilësuar agresorin si të çmendur.

REAGIMI I DELVINËS:

Fk Delvina shprehet e indinjuar nga incidenti i ndodhur diten e sotme ne ndeshjen kunder Albpetrolit, per hyrjen ne fushe te 1 personi i cili ka godit anesorin pasi eshte futur ne fushe,ndeshja eshte nderprere pas ketij incidenti,nuk mund te goditet 1 qytet i tere 1 ekip i tere nga 1 njeri qe fundja mund te quhet i cmendur dhe eshte futur ne fushen e sportit kur ndeshja eshte pa spektatore, kerkojme vetem drejtesin asgje me shume, ekipi qyteti nuk eshte fajtor per asgje dhe nuk ka pjese fare ne kete incident,kerkojme 1 zgjidhje dhe sqarim sa me te shpejte te ngjarjes.

Delvina

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"