Një nga më të kërkuarit në Europë, De Zerbi: Kam kontratë me Brajton, por Barça…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2024 | 9:53

Një nga më të kërkuarit në Europë, De Zerbi: Kam kontratë me Brajton, por Barça…

Roberto de Zerbi është trajneri i pozicionuar më mirë në këtë moment për të zëvendësuar Ksavi Hernandezin në stolin e Barçës për sezonin e ardhshëm.

de zerbi

Barcelona ka në mendje trajnerin e Brajtonit edhe pse ende nuk ka ndërmarrë hapat përkatës për të nisur negociatat për nënshkrimin me të. Vetë trajneri i “pulëbardhave” në Angli nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit në fund të sezonit në rast se Barça vërtet do të trokiste në derën e tij. De Zerbi është pyetur të premten për të ardhmen e tij dhe ardhjen e mundshme në Barcelonë.

Trajneri nuk u tregua i sforcuar, por nga përgjigja e tij duket qartë se ai e lë të hapur derën e Barçës për sezonin e ardhshëm. “Në këtë moment kam vetëm Brajtonin në mendjen time. Do të doja ta përfundoja sezonin në mënyrën më të mirë. Sezonin e ardhshëm? Është e vërtetë që kam një kontratë por nuk kam vendosur asgjë, vëmendja ime është 100% te Brajton, por…”, tha trajneri italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"