Një lojtar tjetër i shtohet listës së mungesave te Kastrioti, dëmtohet Husein

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 22:36

Një lojtar tjetër i shtohet listës së mungesave te Kastrioti, dëmtohet Husein

Kastrioti nuk i ka ndalur përgatitjet, që si gjithnjë zhvillohen në kompleksin e Kamzës. Skuadra ka punuar kryesisht në taktikë, ndërsa tejet kërkues është shfaqur stafi teknik.

husein

Ai pret që gjithçka të jetë perfekte, derisa zërat flasin për një fillim të shpejtë të sezonit 2020-2021. Grupi nuk ka qenë i plotë. Mungesës së Sebino Plakut (i cili ka pasur një dëmtim në pulpë dhe do të jetë jashtë grupit për disa ditë), i është shtuar edhe një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për Lukman Hysein, i cili ka shfaqur shqetësime të lehta. Për të mos e rrezikuar, stafi mjekësor ka menduar që ta lërë pushim. Nigeriani sot do të kryer një kontroll më të specializuar, për të zbuluar shkallën e dëmtimit.

BUJAR BALLIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"