Një ish-interist “ndëshkon” Ronaldon me të kuqe, ja kush ishte mbrojtësi i Valencias protagonist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 23:45

Një ish-interist “ndëshkon” Ronaldon me të kuqe, ja kush ishte mbrojtësi i Valencias protagonist

Kristiano Ronaldo e nisi me një karton të kuq me Juventusin në Champions, teksa arbitri Feliks Bryzh e ndëshkoi portugezin me karton të kuq. Interesant është fakti se lojtari me të cilin u kap ylli i Juves, është një ish-interist.

ronaldoo

Jeison Murijo, ka qenë mbrojtësi i Interit në sezonet 2015-2017, ndërsa për një sezon u huazua tek Valencia, e tashmë është blerë përfundimisht nga spanjollët. Gjatë aksionit, Ronaldo u përplas me Murijon, ndërsa më pas teksa mbrojtësi ishte në tokë, portugezi i vuri edhe dorën mbi kokë.

murillo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"