Një gjyqtar bën lëmsh Teutën, klubi durrsak: Ja e vërteta me kartonët e Arapit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2019 | 19:43

Një gjyqtar bën lëmsh Teutën, klubi durrsak: Ja e vërteta me kartonët e Arapit

Teuta pritej të kishte një mungesë të rëndësishme në takimin ndaj Tiranës, por mesa duket një “lëmsh” është zgjidhur në kampin durrsak.

renato arapi

Gjithçka kishte të bënte me kapitenin Renato Arapi, që mendohej të kishte plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë, që sjell një javë pezullim automatikisht. Gjithçka është ngatërruar nga kryesori i takimit mes Laçit e Teutës në mesjavë, Kreshnik Cjapi.

Arapi

Në minutën e 19-të të takimit në Laç, Arapi shkaktoi penallti në zonë, dhe teksa afrohej drejt vendit të faullit, kryesori Cjapi nxori kartonin e verdhë nga xhepi, dhe u mendua se Arapi u ndëshkua edhe me të verdhë, gjë që u pasqyrua edhe në transmetimin e ndeshjes. Gjithsesi, Cjapi mendohet se e ka falur Arapin, dhe nuk ia ka akorduar të verdhin, edhe pse e nxori nga xhepi.

Por, klubi njoftoi i Teutës njoftoi ditën e sotme se Arapi do të jetë në fushë ndaj Tiranës, pasi për momentin është me 3 kartonë.

ga

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"