Një ditë para ndeshjes me Shqipërinë, mbrojtësi i Mançester Junajtid e ka mendjen të bëhet… trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 21:24

Një ditë para ndeshjes me Shqipërinë, mbrojtësi i Mançester Junajtid e ka mendjen të bëhet… trajner

Viktor Lindelof është një nga emrat më të famshëm aktualisht në radhët e përfaqësueses së Suedisë. Mbrojtësi i Mançester Junajtid është një shtyllë e përfaqësueses dhe trajneri Jon Dahl Tomason mendon se mund ta ndihmojë që të sigurojnë në të ardhmen rezultate të rëndësishme.

asddsadsaadsdaadsdasads

Por me sa duket, Lindelof që tani po mendon për karrierën pas futbollit të luajtur. Ndaj ai ka filluar një kurs për trajner të UEFA-s në Angli, bashkë me futbollistë të tjerë të Mançester Junajtid, siç zbuloi sot në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë, duke folur për këtë temë më shumë se për sfidën në vetvete.

“Nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Është më mirë të jesh i përgatitur që tani, në rast se del diçka në momentin kur ndalesh”, shpjegoi Lindelof, i cili bëri të qartë se që tani, po merrte Licencën A të UEFA-s.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"