Një brazilian bashkohet me Flamurtarin, vlonjatët marrin edhe sulmuesin e Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 14:10

Një brazilian bashkohet me Flamurtarin, vlonjatët marrin edhe sulmuesin e Laçit

Velder Kosta mbërrin në Vlorë. Braziliani zbarkoi edhe në fushë, duke u vënë përfundimisht nën urdhrat e Marcelo Troisit. Ai është 25-vjeçar dhe vjen nga klubi i amatorëve të Guaranit. Për të qenë futbollist i lirë ai ka pranuar të paguajë një gjobë të parashikuar në kontratë. Kosta ka lindur në Porto Alegre, është i gjatë 1.83 cm dhe peshon 78 kg.unnamed-file

Sampaio Korrea ka qenë skuadra e mëparshme e tij, ku ka luajtur 1075 minuta dhe ka shënuar vetëm një gol. Kosta zhvilloi dje vrapime të lehta, ndërsa pozicioni i tij është si qendërmbrojtës. Lukas Ramos është një tjetër brazilian, pjesë e vlonjatëve në këtë merkato të dimrit. Mesfushori 24-vjeçar luan si mesfushor qendror, por mund të përshtatet edhe në mbrojtje.

Së fundmi ka qenë pjesë e PAS Lamias. Po ashtu edhe lojtari i Orikumit, Freire Trajano Jose Lincoln, i është bashkuar Flamurtarit. 26-vjeçari që luan në mesfushë dhe mund të përshtatet edhe si sulmues, është 190 cm i gjatë dhe shikohet si një përforcim i rëndësishëm në ofensivë. Braziliani Freire Trajano Jose Lincoln më parë ka pasur aventurë në Portugali dhe Angli.
malci

MALÇI – Flosard Malçi është një tjetër lojtar që i është bashkuar Flamurtarit. 25-vjeçari nga Laçi ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij në Greqi për shumë skuadra të ndryshme. Treglia Rafinas, Ilsyakos, AO Glyfalda dhe AEK-u i Athinës janë disa nga skuadrat në të cilat Malçi është aktivizuar. Rishtas futbollisti ishte edhe pjesë e Laçit, ndërsa shihet si një përforcim i krahëve të sulmit nga Flamurtari.

Duke mos pasur shumë hapësira te kurbinasit, zgjodhi kuqezinjtë për të vijuar karrierën. Nga kampionati grek ka mbërritur në Vlorë edhe një lojtar tjetër. Të dhënat për të mungojnë, e megjithatë gazeta ka mësuar që njihet me emrin Dunis dhe pritet që të firmosë zyrtarisht në ditët në vijim.

E.Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"