Një argjentinas kampion drejt rikthimit në Superiore, e pret Luftëtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 10:53

Një argjentinas kampion drejt rikthimit në Superiore, e pret Luftëtari

E mbani mend Rafael Sozën? Argjentinasi që ka luajtur në Shqipëri me Dinamon, Skënderbeun, Flamurtarin dhe Laçin, duke fituar madje edhe dy herë titullin kampion, mund të rikthehet në Kategorinë Superiore. 

Honved-Flamurtari-2-0-Soza-ne-aksion1-300x199

 

“Panorama Sport” mëson se sulmuesi është në negociata të avancuara me Luftëtarin dhe në parim është dakord për t’u bërë pjesë e bluzinjve. Soza, tashmë 31 vjeç, ka tri vite që luan në ligat e ulëta në Argjentinë, ndërsa për herë të fundit në Shqipëri ka qenë pjesë e Laçit katër vite më parë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"