Nisin punimet, klubi i Kategorisë së Parë gati të bëhet me qendër stërvitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2021 | 14:35

Nisin punimet, klubi i Kategorisë së Parë gati të bëhet me qendër stërvitore

Nisin punimet në fushën e Plugut. Bashkia e Lushnjës ka nisur investimin e parashikuar prej kohësh në këto terrene, që ndodhet vetëm 3 kilometra në veriperëndim të qytetit.

lushnja

U bënë 12 vite që janë jashtë funksionit dhe shihen si zgjidhje për ekipin e parë e ato të moshave. Rikonstruksioni pritet të zgjasë 49 ditë dhe vlera e tij, referuar kontratës, shkon në 21,389,626 lekë (të rinj).

Në një prononcim për “Panorama Sport”, është presidentja që jep lajmin e mirë. Kryebashkiakja Eriselda Sefa shprehet se ky është një investim i gjithi i bashkisë:

plug

“Është 100% një financim i Bashkisë Lushnjë. Fusha e Plugut ka parametrat e duhur për të zhvilluar ndeshjet zyrtare të U-17 dhe U-19 të Lushnjës. Do të shërbejë edhe për procesin stërvitor të ekipit të Lushnjës”. Sakaq, Lushnja humbi 0-1 në stadiumin “Adush Muça” ndaj Bylisit kryesues.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla, edhe pse ka zhvilluar një ndeshje të mirë, nuk po gjen ende pikët dhe golin në ndeshjet jashtë shtëpisë. Katër ndeshje, katër humbje për sa u përket transfertave. Pas 7 javësh kampionat, lushnjarët kanë 7 pikë dhe janë pozicionuar në vendin e 11-të ose në zonën “play out”.

Këtë të diel, lushnjarët rikthehen të luajnë në “Roza Haxhiu”, ku do të presin Turbinën e vendit të fundit.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"