Nis lufta, Ikardi i mbyll kartat e kreditit Vandës dhe i kërkon dy vajzat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2023 | 0:12

Nis lufta, Ikardi i mbyll kartat e kreditit Vandës dhe i kërkon dy vajzat

Pasi provoi më ngulm që të rikuperonte marrëdhënien me Vanda Narën, Mauro Ikardi tani është gati për luftë. Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Argjentina, futbollisti ka nisur procedurat për kujdestarinë e dy vajzave të ardhura në jetë nga martesa me modelen, Françeska dhe Izabela, të cilat janë respektivisht 8 dhe 6 vjeçe.

dbecc64b39

“Maurito nuk do që vajzat e tij të transferohen përfundimisht në Buenos Aires, ku të voglat qëndrojnë dhe jetojnë aty tashmë prej disa javësh, ndërsa ai vazhdon aventurën në Turqi, me Gallatasarajin”, bën me dije gazetari Diego Estevez, i emisionit “A la Tarde”. Mesa duket, Vanda ka vendosur që të kthehet të jetojë në vendin e origjinës, ku është shumë e kërkuar në ekranin e vogël.

Së fundmi madje ka pasur edhe një episod, i cili e ka tërbuar jo pak Vanda Narën dhe e ka shtyrë atë që të mos udhëtojë më as në Stamboll, për t’i dërguar vajzat tek i ati, për ta takuar. Sërish sipas medias argjentinas, gjatë pushimeve të saj në Uruguai, në Punta del Este, një prej kartave të kreditit nuk është pranuar në resort, duke i bërë një figurë shumë të keqe modeles.

girl4

“Ikardi i ka mbyllur rubinetet financiarë Vandës dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak asaj”, theksojnë burimet. Madje, shumë shpejt pritet edhe gjyqi për të vendosur kujdestarinë e Françeskës e Izabelës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"