Nica: Duhet të kënaqemi me kualifikimin, më pëlqyen dy lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2024 | 12:28

Nica: Duhet të kënaqemi me kualifikimin, më pëlqyen dy lojtarë

Gjithçka shkoi sipas planit të Stavri Nicës. Trajneri i Kukësit e dinte që nuk do ta kishin të thjeshtë, por ishte i sigurt për kualifikimin në Kupë ndaj Elbasanit.

nica

Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport” pas fitores 1-0, numri një i pankinës së Kukësit, nuk kursen fjalët e mira edhe për dy lojtarë të tij. “Ishte një ndeshje e fortë dhe e luftuar nga të dyja ekipet. Më pëlqeu performanca e dy lojtarëve sot (dje), Solodovincov dhe Dragoshit.

Duhet të kënaqemi me kualifikimin, ndonëse skuadra duhet të jetë më profesioniste në zotërimin e topit. Tashmë vëmendja jonë do të përqendrohet te sfida e radhës në kampionat, ajo kundër Dinamos në transfertë”, përfundoi 69- vjeçari, që pret tashmë fitoren në kampionat.

NDERIM GOCI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"