Ngo operohet më 14 janar, ja kur pritet të kthehet sulmuesi i Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2022 | 18:00

Ngo operohet më 14 janar, ja kur pritet të kthehet sulmuesi i Tiranës

Majkëll Ngo nuk e ka bërë ende ndërhyrjen në gju, por do të operohet më 14 janar në Angli. Sulmuesi i bardhebluve i cili po pret që të hyjë në sallën e operacionit që prej 22 dhjetorit, më në fund do t’u japë fund dhimbjeve.

ngo

Mes palëve është arritur një marrëveshje, që anglezi të operohet në Londër. Klubi është tërhequr, sepse Tirana kërkonte që anglezi ta kryente operacionin në Tiranë dhe riaftësimin ta kryente në Shqipëri.

Të kundërtën mendonte Ngoja, i cili kërkonte që, si operacionin dhe riaftësimin ta kryente në Londër. Gjithsesi, si fillim palët nuk ranë dakord, sepse Tirana i frikësohej riaftësimit të Ngosë.

Anglezit i duhet një mjek dhe qëndrimi në Shqipëri do të thoshte kontroll i formës, ndërsa në Londër, klubi e ka të pamundur që ta mbikëqyrë. Ama gjithçka është lënë pas. Anglezi do të operohet, ndërsa për 2-3 javë duhet të qëndrojë pushim absolut.

Më pas ai do të nisë stërvitjen, por gjasat që Ngo të kthehet këtë sezon janë të vogla

DËMTIMI – Majkëll Ngo, i cili u dëmtua në gju në sfidën me Partizanin, do të duhet të operohet në gju. Sulmuesi i bardhebluve, sipas mjekëve, ka një dëmtim në menisk.

Kjo do të thotë se ai duhet të qëndrojë të paktën 3 muaj pushim para se të nisë stërvitjen. Në fakt, ata shpresuan që anglezi mund të kishte vetëm një hapje të qepjeve të operacionit të mëparshëm dhe mund të qëndronte tri javë pushim.

Një gjë e tillë nuk rezultoi e vërtetë. Tani Ngo do të operohet, ndërsa do t’i duhet ta nisë stërvitjen në fund të marsit së bashku me skuadrën. Humbje e madhe për bardheblutë që nuk do të kenë në dispozicion sulmuesin kryesor të skuadrës

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"