Ngjitja në Superiore, Tirana piketon mesfushorin e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2018 | 19:41

Ngjitja në Superiore, Tirana piketon mesfushorin e Vllaznisë

Tirana siguroi matematikisht javën e kaluar ngjitjen në Superiore, kështu që drejtuesit bardheblu kanë lënë pas “dramën” e sezonit të shkuar dhe tashmë janë duke menduar për skuadrën që do të luajë në Kategorinë Superiore.

krymi

Futbollisti i parë i piketuar është mesfushori Ardit Krymi. 21-vjeçari, i cili është pjesë dhe e Kombëtares Shpresa, shihet nga drejtuesit bardheblu si një futbollist me premisa për të ardhmen.

vLLAZNIA

Mediat pranë klubit shkodran bëjnë me dije se ka pasur një kontakt mes Krymit dhe drejtuesve të Tiranës në muajin janar, po transferimi dështoi. Pritet që transferimi të bëhet konkret në verë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"