Ngjarjet në derbi, Disiplina vendos humbje në tavolinë për Teutën dhe gjobë prej…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2020 | 8:21

Ngjarjet në derbi, Disiplina vendos humbje në tavolinë për Teutën dhe gjobë prej…

Ndonëse prej tri ditësh u është vënë dryni lojërave me dorë, me vendim qeverie për shkak të situatës me Koronavirusin, basketbolli “zien” për ngjarjet e derbit të Durrësit, ku Teuta bojkotoi takimin, për shkak se presidentit Arqile Gorea iu ndalua hyrja për të shoqëruar ekipin në dhomat e zhveshjes.Basket-Goga

Ndërkohë, për këtë situatë të paprecedentë ka dalë edhe vendimi i Komisionit të Disiplinës, të cilin FSHB e ka publikuar në formë njoftimi. Një vendim që ka hapur shumë debate, ndërsa i ka dhënë një tjetër goditje ekipit të Teutës, ku përveçse i ka konfirmuar humbjen në tavolinë, i shton edhe një gjobë prej 5 milionë lekësh të vjetër.

Ndërkohë, me 500 mijë lekë të vjetër është gjobitur gjithashtu edhe Goga Basket, ku thuhet se skuadra private ka pasur mundësi ta evitojë këtë situatë. Një vendim që shkakton shumë polemika për faktin se mungon përcaktimi konkret në rregullore.

Ja njoftimi i FSHB për derbin e Durrësit:

“Sot, në datën 10.03.2020, në ambientet e FSHB-së, u mblodh Komisioni i Disiplinës i përbërë nga z. Fatjon Matikryetar, z. Arben Kaçurri-anëtar, z. Sajmir Shatku-anëtar: Pasi komisioni shqyrtoi, procesverbalin e komisarit, z. Fuat Vjerdha (gjithashtu edhe komunikimin telefonik), si edhe dëshmitë e përfaqësuesve të ekipeve, z. A.Gorea dhe z.P.Goga, në seancë dëgjimore, mbi ndeshjen e javës 13-të të Superligës Meshkuj, Goga Basket-Teuta, planifikuar për t’u zhvilluar në datën 7 mars 2020, në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”

VENDOSI:

1.Teuta Basket, për tërheqje të ekipit në mënyrë demonstrative, bazuar në nenin 12.7 të Rregullores së Aktiviteteve të FSHB-së, sezoni 2019-2020, humbet ndeshjen aforfe (20-0) dhe gjobitet me 500,000 lekë. 2.Ekipi Goga Basket, duke qenë se ka pasur mundësi ta evitojë incidentin, që ka penguar presidentin e ekipit të Teutës të futet në dhomat e zhveshjes, dënohet me vërejtje me gjobë, në vlerën 50,000 lekë. Kjo masë merret në mungesë të një përcaktimi në Rregulloren e FSHB-së, por në bindjen e brendshme të komisionit”. Ky vendim është i ankimueshëm Brenda 5 ditëve në Kryesinë e FSHB-së, nga momenti i komunikimit të Vendimit të Zbardhur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"