NGJARJET E SË PARËS/ Arbitrat protagonistë negativë, polemika dhe akuza pa fund. Ja formacioni më i mirë dhe më i dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 0:12

NGJARJET E SË PARËS/ Arbitrat protagonistë negativë, polemika dhe akuza pa fund. Ja formacioni më i mirë dhe më i dobët

Në një kampionat me një mijë e një probleme, me nivel të ulët futbolli, me ekip të përjashtuar nga gara dhe fusha të dënuara nga Disiplina e shumë vështirësi të tjera, edhe “dora” e arbitrave do të duhej për t’ia errësuar edhe atë pak bukuri dhe shpirt gare që i ka mbetur Kategorisë së Parë. 

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x308

Polemikat për gjykimin kanë qenë dhe do të vazhdojnë gjithmonë, janë pjesë e kësaj loje, por në Kategorinë e Parë gjykimi ka dalë në plan të parë. Fundjavën që lamë pas, është folur vetëm për “xhaketat e zeza”, për vendimet e tyre që kanë diktuar rezultatet, duke i dhënë një goditje të fortë garës. Dhe në këtë pikë, nuk mund të flitet për gabime njerëzore, ndaj dhe arbitrat janë bërë protagonistë negativë. Nëse monitorimi i ndeshjeve të së Parës do të ishte si në Superiore, do të shikonim lloj-lloj “bukurish” në ekrane.

Në Pogradec, edhe pse ndeshja transmetohej në RTSH, kryesorit Ardjan Beqiri dhe asistentëve të tij nuk iu bë vonë fare. Përveç penalltive në favor të Pogradecit që hanë diskutim brenda logjikës së gjykimit, ajo që të vret është mohimi i një goli të rregullt Lushnjës, duke i hequr një pikë që mund të hedhë në erë gjithë sezonin e saj.

Pogradeci-Lushnja

Besa pretendon për dy penallti të mohuara në ndeshjen ndaj Apolonisë, të zhvilluar në stadiumin e Lushnjës, Burreli e quan skandaloze penalltinë e dhënë në favor të Besëlidhjes në Lezhë. Ishin këto tri ndeshjet kryesore të javës së fundit dhe në secilën prej tyre, fjala e parë ka qenë për gjykimin, për të mos folur për ndeshjet e tjera.

Kontestimet sa vijnë dhe shtohen dhe e ardhmja sigurisht që mund të parashikohet edhe më e errët, nëse FSHF-ja do të vazhdojë të bëjë sehir. Gabime njerëzore gjithmonë mund të ketë, por jo arbitra që vendosin fatin e një ndeshjeje sipas oreksit të tyre. Sinjali “Sos” është dhënë.

APOLONIA BEFASUESE – Apolonia vazhdon të habisë me performancën e saj, duke regjistruar fitoren e 5-të radhazi në një sfidë delikate si ajo ndaj Besës, në një fushë asnjanëse. Fierakët vazhdojnë të jenë një makineri golash, edhe pse vazhdojnë të kenë mungesa lojtarësh titullarë. Tashmë djemtë e trajnerit Mërgjyshi janë 2 pikë para vendit të dytë, që është marrë nga Pogradeci.

Formacioni me i mire Kategoria e PARE

ELBASANI DREJT RËNIES – Ditë të errëta për Elbasanin në sfond. Humbja në derbin me Turbinën ishte një lloj kapitullimi para kohe i skuadrës verdheblu, që nuk arrin të marrë pikë në fushën e saj ndaj një ekipi rival të drejtpërdrejtë. Kategoria e Dytë është shumë pranë, edhe pse matematika la ende shpresë.

fORMACIONI ME I DOBET KATEGORIA E PARE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"