Ngjarje e tmerrshme/ Ftonte fëmijët për stërvitje në shtëpi dhe i përdhunonte, trajneri dënohet me 10 vite burgim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2022 | 23:56

Ngjarje e tmerrshme/ Ftonte fëmijët për stërvitje në shtëpi dhe i përdhunonte, trajneri dënohet me 10 vite burgim

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur futbollin e moshave në Francë. Ish-trajneri i futbollit të FC Magnanville, Alain, u dënua me 10 vjet burg për përdhunim dhe sulm seksual ndaj të miturve, nga mosha 13 deri në 17 vjeç.

foot Magnanville

Midis viteve 2016 dhe 2019, ai akuzohet se kishte abuzuar me disa djem të rinj nga klubi, të cilëve u ofroi seanca private në banesën e tij “për forcimin e muskujve”. Përveçse do të qëndrojë për shumë vite në qeli, ish-trajnerit i është e ndaluar të ushtrojë profesionin, të punojë apo të ketë kontakte me fëmijët.

Nga raportimet e fundit që vijnë nga Franca, avokati i Alain tha se ai nuk do të apelojë vendimin. Pas shtatë ditësh gjykimi, Gjykata e Versajës sapo e ka dënuar këtë ish-trajner vullnetar të klubit të futbollit Magnanville. Alain u shpall fajtor dhe mori këtë dënim të konsiderueshëm, shkruan “Leparisien”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"