Ngjarje e rëndë në Itali, tifozi 53-vjeçar humbet jetën sapo del nga stadiumi i Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 11:38

Ngjarje e rëndë në Itali, tifozi 53-vjeçar humbet jetën sapo del nga stadiumi i Serisë A

Një tifoz 53-vjeçar, i quajtur Karlo Valoni ka humbur jetën ditën e djeshme, pak minuta pasi ai ka dalë nga stadiumi “Tardini”, ku ishte duke ndjekur sfidën mes Parmës dhe Lacios, që përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të miqve.

stadio-tardini-696x457

Mësohet se Karlo ishte tifoz i Lacios dhe ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak gjatë kohës kur po shkonte te stacioni i trenit për t’u kthyer në shtëpi.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Lacios, i ka shprehur ngushëllimet e thella familjes, teksa është bashkuar me këtë dhimbje.

sdscs6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"