Ngjarje e rëndë në futbollin anglez, ndahet nga jeta pas një aksident tragjik pronari amerikan i klubit të Londrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2023 | 10:45

Ngjarje e rëndë në futbollin anglez, ndahet nga jeta pas një aksident tragjik pronari amerikan i klubit të Londrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin anglez, me pronarin e klubit të Miluoll, Xhon Berilson që është ndarë nga jeta pas një aksidenti tragjik, në moshën 70-vjeçare.

132123

Ai u përfshi në një aksident me makinë, detajet e së cilës nuk janë zbardhur ende nga policia.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi nga Londra Juglindore, ku me anë të një postimi shkruan: “Xhoni, i cili mbushi 70 vjeç muajin e kaluar, ka humbur jetën në një aksident tragjik mëngjesin e së martës. Vdekja e papritur dhe tragjike e Xhonit do të ndikojë padyshim te ata që kishin fatin ta njihnin.

Ai ishte një njeri me të vërtetë i madh, tepër i përkushtuar ndaj familjes së tij dhe një person me bujari, ngrohtësi dhe dashamirësi kaq të jashtëzakonshme.

Ai jetoi një jetë me histori, plot ngjyra dhe gëzim dhe ishte pafundësisht i menduar për të tjerët me një dëshirë të pafund për të ndarë njohuritë dhe përvojat e tij të pafundme për të ndihmuar njerëzit.

U prehsh në paqe, Xhon dhe faleminderit. Ti ishe i dashur dhe i adhuruar”, shkruante klubi.

PANORAMASPORT.AL