Ngarkesa dhe shumë taktikë te Besëlidhja, Bruka “shtrydh” ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2021 | 16:44

Ngarkesa dhe shumë taktikë te Besëlidhja, Bruka “shtrydh” ekipin

Ngarkesa dhe shumë taktikë te Besëlidhja. Alban Bruka po shfrytëzon çdo ditë, për të hedhur hapa të sigurt në ndërtimin e ekipit që do. Ai e ka ndarë mendjen, pret një grup totalisht “bio”.

Alban Bruka

Organika që ka prej ditësh nën urdhra është e gjitha me të rinj dhe vendës, të cilët i ka trajnuar prej vitesh edhe tek akademia. Emra “big” për llogari të merkatos verore mungojnë, megjithatë java e ardhshme mund të sjellë surpriza. Kanë planifikuar një miqësore me Kastriotin këtë të shtunë dhe shpresojnë që të “peshkojnë” një portier, të paktën këtë garanci kanë marrë edhe nga drejtuesit e ekipit kundërshtar.

Erind Selimaj është larguar nga Lezha dhe kjo detyron klubin që të heqë deri diku dorë nga strategjia. Për katërkëndroin presin një lojtar cilësor që të ofrojë siguri, pasi vetëm kështu mund të përballohet një kampionat i gjatë dhe i fortë. Gjithsesi, lezhjanët nuk do të heqin dorë nga lufta për ngjitjen në Kategorinë Superiore. Edhe pse konkurrenca do të jetë e madhe dhe ka ekipe shumë herë më të investuara, Besëlidhja me këtë qëllim do ta nisë kampionatin.

PRENG GJIKOLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"