“Ngacmohemi me Çelhakën dhe Ismajlgecin”, flet Tedi Cara: Ja pse po u jepet besim lojtarëve të rinj nga Superiorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2021 | 13:07

“Ngacmohemi me Çelhakën dhe Ismajlgecin”, flet Tedi Cara: Ja pse po u jepet besim lojtarëve të rinj nga Superiorja

Tedi Cara është duke kaluar një moment të mirë në karrierë me fanellën e Partizanit, edhe pse minutazhi nuk ka qenë i plotë me “demat”. Sulmuesi kavajas mori një ftesë nga trajneri Bushi në Kombëtaren Shpresa, teksa në konferencën e sotme për shtyp, Cara deklaroi:

Tedi Cara

FTESA- Mendoj që vjen në momentin e duhur sepse kam bërë edhe disa ndeshje me Partizanin që kam shënuar edhe gola, disa paraqitje të mira. Kjo ftesë ngren edhe moralin tim personal, shpresoj të jap më të mirën edhe këtu.

VLERËSIMI PËR KAMPIONATIN SHQIPTAR- Normal që ka vlerësim sepse shumë lojtarë nga Superiorja kanë ikur jashtë shtetit dhe për pjesën e U21 i ka dhënë shumë kredite për të shkuar edhe jashtë.

GRUPI DHE OBJEKTIVAT- Ne do hyjmë gjithmonë për të maksimumin, për sa i përket çunave, ne jemi shokë gjithmonë. Ka shumë lojtarë të mirë në Superiore, kjo grupmoshë ka treguar se ka lojtarë që janë duke u aktivizuar. Besoj do kemi ekip të fortë për të përballuar edhe këto kundërshtarët.

LOJTARËT E RINJ NGA SUPERIOROJA- Ka më shumë vëmendje sepse e kanë parë kur iu jepet mundësia atyre që kanë cilësi e kanë treguar veten, janë shitur, ka pasur fitime financiare, ia vlen t’i japësh dorën të rinjve dhe shpërblehen gjithmonë, me sa kemi parë deri tani.

KOMBËTARJA DHE KLUBI- Kombëtarja është diçka tjetër, është privilegj e kam ëndërruar një ftesë. E harron atë ç’ka ke dhe fokusohet te Kombëtarja. Do bësh më të mirën për këtu, pastaj shkon te klubi dhe bën më të mirën atje.

NGACMIMET- Normal që ngacmohemi, me Çelhakën dhe Ismajlgecin kemi kohë që njihemi dhe kur vjen ndeshja flasim dhe ngacmohemi me batuta personale”, u shpreh Cara.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"