Nga Zinedin Zidan te tre lojtarë me parametra zero, Juventusi bën gati planin nëse Alegri dështon gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 8:55

Nga Zinedin Zidan te tre lojtarë me parametra zero, Juventusi bën gati planin nëse Alegri dështon gjithçka

Se si do të përfundojë ky sezon për Juventusin nuk dihet absolutisht. Në pritje për të mësuar nëse do të marrë një tjetër dënim pikësh, apo mund të shpallet i pafajshëm nga çdo akuzë dhe më pas t’i rikthehen edhe 15 pikët dënim, e sigurt është që në verë sido që të jetë, Xhon Elkan, i cili përveç financave ka marrë në dorë edhe drejtimin dhe dhënien e kthesës së duhur “zonjë e vjetër”, ideja e një revolucioni nuk është e pamundur.

alegri

Ai do të përfshijë trajnerin Alegri pikësëpari dhe më pas pjesën tjetër të skuadrës dhe emrat e parë kanë nisur që të qarkullojnë në “Kontinasa”, në rast dështimi.

Në krye të listës qëndron “koka”, Zinedin Zidan, ëndrra e madhe e tifozëve bardhezi, strategu i 3 Champions-ave radhazi me Realin e Madridit, të cilit do t’i kërkohet rindërtimi i një skuadre që të rikthehet fituese në Itali, por të krijojë një profil europian dhe të tentojë vit pas viti Ligën e Kampioneve.

zidan

Madje, nëse i referohemi edhe të njëjtave burime torineze, Zidan duket se i ka bërë edhe tre emra që kërkon të ketë, në rast se zbarkon te Juventusi.

I pari është Roberto Firmino, i cili ka zyrtarizuar se do të lërë Liverpulin në fund të sezonit. Sulmuesi brazilian është konsumuar në “Anfield Road” dhe kërkon një aventurë dhe një kampionat të ri, si Seria A, për të ringjallur stimujt.

FIRMINO 1

Ndërkohë, emri i dytë është ai i mesfushorit Marko Asensio, lojtarit që shkëlqimin te Reali e pati vetëm në vitet me Zidanin dhe më pas ka pranuar që të jetë vetëm një rezervë luksi dhe të kënaqet me grushtet e minutave që i jep Ançeloti.

ASENSIO 1

Dhe në fund, por jo më pak i rëndësishmi, Evan Ndika, mbrojtësi i Frankfurtit në Bundesligë, që ashtu si dy emrat e tjerë të mësipërm ka diçka që i lidh: Që të tre janë në skandencë kontrate dhe mund të zbarkojnë në Torino me parametër zero.

ndika

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"