Nga yjet te skema e veçantë, Milani i Piolit gjithçka mbi Slavian e Pragës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2024 | 9:37

Nga yjet te skema e veçantë, Milani i Piolit gjithçka mbi Slavian e Pragës

Stefano Pioli rikthehet në Pragë. Hera e parë që shkeli në sheshin Venceslas ishte viti 2016 kur drejtonte Lacion dhe sfidoi Spartën në Ligën e Europës. Rezultati: 1-1.

milan

Më pas ai u rikthye edhe një herë me Milanin, duke fituar 3-0 në 2020, por ndaj Spartës në të dyja rastet. Kësaj radhe në 1/8 është Slavia, një klub i vështirë dhe i paparashikueshëm, i aftë për të bezdisur këdo. Në vitin 2019 arriti një kualifikim historik për në çerekfinale të Ligës së Europës duke eliminuar Seviljen e Simon Kjaerit. Në pesë vitet e fundit ka fituar tre herë kampionatin çek. Në 2019-2020 mori pjesë në fazën e grupeve të Champions-it dhe ndodhej në grupin e Interit.

Një nga dy pikët e gjashtë ndeshjeve i mori pikërisht ndaj zikaltërve me të cilët barazuan 1-1 në Milano. Këtë vit kjo skuadër i shënoi dy gola Romës. Aktualisht Slavia është e dyta në kampionat, pas rivalëve të Sparta Pragës. Kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e parë në shtëpi më 7 mars dhe ndeshjen e kthimit në datën 14. Fakt argëtues: stadiumi vendas është Eden Arena, një xhevahir me 21,000 vende. Vitin e kaluar priti finalen e Ligës së Konferencës mes Uest Hemit dhe Fiorentinës me anglezët fitimtarë.

Ylli: MOJMIR SHITIL —Një nga bomberat e skuadrës është 24 vjeç dhe po shënon me breshëri. Mojmir Shitil, një sulmues i shpejtë dhe i fortë, mburret me 12 gola dhe katër asiste në 31 ndeshje këtë sezon. Gjatë Ligës së Europës ndëshkoi dy herë Serveten dhe Sherifin e Tiraspolit. Para se të tregonte vlerat me Slavian, ai e bënte me Sigma Olomouçin. Në vitin 2022 debutoi në ekipin kombëtar, duke shënuar një tripletë kundër Ishujve Faroe. Të tjerë për t’u theksuar: Vaklav Jurecka, sulmuesi me 13 gola, regjisori Lukas Masopust, anësori holandez Van Buren dhe qendra David Zima, i ardhur në janar nga Torino.

TRAJNERI – Jindrih Trpisovski një lloj legjendë në Pragë. Që kur mori drejtimin e klubit ka fituar tre kampionate, katër kupa kombëtare dhe një super kupë. Ai është trajner i Slavias së Pragës që nga janari 2018 dhe ka një mesatare suksesi mbi 65%. Në 2019-2020 udhëhoqi skuadrën e tij në grupet e Ligës së Kampionëve, ndërsa vitin pasardhës arritën të arrinin në çerekfinale të Ligës së Europës. Ai krenohet me 92 pankina evropiane midis Slavia Pragës dhe Slovan Liberekut, të dy të udhëhequr në grupet e Ligës së Europës. E tija është një histori praktike dhe sakrifice. Në moshën 20-vjeçare punonte si kamarier në një hotel dhe hoqi dorë nga turni i pasdites për të qenë në gjendje të ndiqte një ndeshje të skuadrës që drejtonte si hobi. Prej aty ai nuk u ndal më.

RRUGA NË EUROPË -Slavia e filloi aventurën e saj europiane nga raundi i tretë kualifikues: para se të arrinte në grupe eliminoi dy skuadra ukrainase, Dnipro dhe Zoria Luhansk, më pas përfundoi grupin në vendin e parë përpara Romës të cilën e mundi 2-0 në Pragë. Pesë fitore nga gjashtë. Humbja e vetme ishte në ndeshjen e kthimit në Romë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"