Nga U15 tek A, FSHF zbardh axhendën e ekipeve kombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2017 | 11:11

Nga U15 tek A, FSHF zbardh axhendën e ekipeve kombëtare

Duke nisur nga data 21 gusht e në vijim, ekipet kombëtare të futbollit, nisin edhe fazat e tyre grumbulluese përgatitore për ndeshje zyrtare eleminatore, por edhe për takime miqësore të planifikuara më parë.

federata

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka zbardhur edhe programin e plotë të gjitha ekipeve kombëtare.

PROGRAMI I PLOTË

Kombëtarja “A”

Grumbullimi nis në datë 28 gusht 2017 – 6 shtator 2017.

Ndeshja zyrtare Shqipëri – Liehtenshtein, datë 2 shtator 2017, ora: 18:00 (Elbasan), si dhe transferta në Maqedoni, datë 5 Shtator 2017, ora: 20:45, Maqedoni-Shqipëri.

Kombetarja

Kombëtarja U-21

Grumbullimi nis në datë 28 gusht 2017 – 6 shtator 2017.

Ndeshja zyrtare eleminatore në grup: Irlandë e Veriut – Shqipëri, datë 31 gusht 2017, ora: 20:30, stadiumi “Mournevieë Park” Lurgan/ Irlandë e Veriut.

kombetarja u21 shqiperi estoni shpresat

Ndeshja e dytë zyrtare eleminatore, Islandë – Shqipëri, datë 4 shtator 2017, ora: 17:00 në stadiumin “Vikingsvollur” Reykjavik/ Islandë.

Kombëtarja U-19 Meshkuj

Grumbullimi nis në datë 20 gusht 2017 – 1 shtator 2017.

kombetarja u19

Në datë 30 gusht, ora 17.00 do të luhet ndeshja miqësore Shqiperi – Gjeorgji, në stadiumin “Loni Papuçiu”, Fier. Dhe po kundër Gjeorgjisë, por më datë 1 shtator do të luhet, po në Fier edhe ndeshja e dytë miqësore me Gjeorgjinë.

Kombëtarja U-17 Meshkuj

shqiperia u17

Grumbullimi nis në datë 25 gusht 2017 – 2 shtator 2017. Dhe në datë 2 shtator skuadra niset për turneun miqësor në Kazakistan në periudhën: 3-9 shtator 2017.

Kombëtarja U-16 Meshkuj

u16

Gjatë dhjetëditëshit të tretë të muajit është parashikuar edhe një fazë grumbullimi me lojtarë që i përkasin grupmoshës U-16, nën drejtimin e trajnerit Mustedanagiç. Kjo fazë përgatitore do të zhvillohet në periudhën 21 gusht 2017 – 24 gusht 2017.

Kombëtarja U-15 Meshkuj

Grumbullimi nis në periudhën 25 – 30 shtator 2017. Në datë 28 shtator është planifikuar një takim miqësor në transfertë mes ekipit tonë kombëtar dhe Malit të Zi. Dhe në datë 30 shtator 2017, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër luhet sërish miqësorja e dytë, Shqipëri-Mali i Zi.

u15

Kombëtarja A/Femra

Grumbullimi nis në periudhën, 11-19 Shtator  2017.

Ndeshja zyrtare Shqipëri – Zvicër, datë 15 shtator 2017, ora: 17:00 në  “Elbasan Arena”, Elbasan.

Ndeshja zyrtare Bjellorusi – Shqipëri, datë 19 shtator 2017, në stadiumin e “FC Minsk”, në Minsk të Bjellorusisë.

kombetarja e femrave

Kombëtarja U-19/Femra

Grumbullimi nis në periudhën, 27 -31 gusht 2017.

Ndeshje miqësore Shqipëri – Bosnjë, në Tiranë në datë 29 gusht 2017, ora 19:00, dhe po sërish kundër Bosnjes, miqësorja e dytë në datën 31 gusht, sërish në kryeqytet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"