Nga Tirana te Teuta, Kotobelli: Shpërthej në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2014 | 9:27

Nga Tirana te Teuta, Kotobelli: Shpërthej në Durrës

Blerim KotobelliBlerim Kotobelli është një ndër blerjet e para të Teutës për sezonin e ri. Mbrojtësi tregon për “Panorama Sport” arsyen pse u largua nga Tirana, si dhe përse zgjodhi Teutën. “Fillimisht dua të falënderoj presidentin Edmond Hasanbelliu për besimin që ka në vlerat e mija dhe premtoj që nuk do ta zhgënjej. Teuta është një ndër skuadrat më të mira të kampionatit, ndaj jam shumë i lumtur që sezonin tjetër do të luaj në Durrës. Unë jam në fillimet e karrierës sime dhe një klub si Teuta besoj se do t’i shërbejë më shumë rritjes sime profesionale. Teuta gjithmonë i ka mbështetur futbollistët e rinj dhe të talentuar. Ishte pikërisht projekti i klubit për t’u mbështetur tek të rinjtë një ndër arsyet që më bindi të luaja për Teutën. Dua të luaj sa më shumë për durrsakët në sezonin tjetër. Kjo besoj se do të më shërbejë që të afirmohem dhe të marrë oferta nga jashtë. Nga Tirana jam larguar për shkak të problemeve që pata me drejtuesit e klubit, sidomos në fazën e dytë. Në të parën çdo gjë ishte në rregull. Aktivizohesha dhe forma ime sportive ishte shumë e mirë. Më pas, në fazën e dytë filluan problemet me drejtuesit dhe ishte e pamundur për mua të punoja në një mjedis të tillë. Në fund të sezonit trajneri Magani më rekomandoi të shikoja për ndonjë klub tjetër, sepse kjo ishte në të mirën time. Dua ta falënderoj profesor Maganin, pasi gjithmonë ka qenë korrekt me mua”, u shpreh Kotobelli.
Roland Gjini

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"