Nga talent i jashtëzakonshëm që impresionoi Kristiano Ronaldon, te trafikant droge. Si iu rrënua karriera ish-futbollistit portugez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2020 | 23:42

Nga talent i jashtëzakonshëm që impresionoi Kristiano Ronaldon, te trafikant droge. Si iu rrënua karriera ish-futbollistit portugez

Kur Kristiano Ronaldo u prezantua te Mançester Junajtid në vitin 2003, foli me superlativa për një futbollist portugez i cili quhej Fabio Paim. Të dy kishim qenë pjesë e akademisë së Sportingut.

resize

Teksa Ronaldo, u bë një nga futbollistët më të suksesshëm në botë, karriera e ish-shokut të tij të skuadrës, u shkatërruar, duke pasur një fund tragjik, për shkak të abuzimit të shumtë dhe dashurisë së tij për jetën e natës. Fabio Paim aktualisht është arrestuar për trafik droge dhe pret të mësojë masën e dënimit.

“A mendon se jam i mirë? Ju e thoni këtë sepse nuk e keni parë ende Fabio Paimin”, ishte kjo frazë që Kristiano  lëshoi ​​kur zbarkoi në ”Old Trafford”.

Fabio Paim u provua te Çelsi, megjithëse gjithmonë luante te ekipi i rezervave. Futbollisti ishte nën menaxhimin e Jorge Mendes (agjent i Kristianos) teksa Luis Felipe Skolari, drejtonte në atë kohë ekipin nga Londra. Paim premtoi se do të thyente edhe sukseset që ekipi i Eusebios kishte arritur në kohën e tij.

hqdefault

Sidoqoftë, lojtari i talentuar para se të vinte në Londër, jetonte në një lagje të varfër, por të rrezikshme dhe me plot konflikte, i rrethuar nga ndikime të këqija dhe kjo ia komplikoi të ardhmen.

Kontrata e tij e parë ishte 20 mijë euro në muaj plus bonuset, duke bërë që rrethi i tij të krijonte admirim për të. Por presioni i medieve, teprimi i festave deri në orët e vona, paraqitjet e dobëta në stërvitje dhe fama e vazhdueshme, formuan një kombinim të dëmshëm, që ia shkatërroi edhe karrierën portugezit të talentuar.

GettyImages-82643067-scaled_770x433_acf_cropped

Pasi nuk e bindi stafin e Çelsit për mungesë të motivimit, probleme gjuhësore dhe shqetësimet e tjera, Fabio Paim u kthye në Portugali, pa qëllime të mëdha në jetë dhe u takua me miqësi të rrezikshme që e shtynë atë drejt kokainës.

Blerja e dhjetë makinave luksoze në vetëm katër vite (kryesisht Ferrari ose Lamborghini) filluan të hedhin dyshime, që karriera e tij si futbollist po prishej dhe nuk kishte asnjë shpjegim për këtë gjë se di ndodhi në një kohë aq të shkurtër.

Dashuria e tij për jetën e natës bëri që ai të përfshihej shpejt në biznesin e drogës dhe prostitucionit, duke e lënë futbollin në harresë dhe duke humbur potencialin e tij në këtë sport.

Pas kësaj Fabio Paim u denoncua dy herë për abuzime seksuale të dy femrave dhe gjithashtu ishte në lista të policisë si trafikues i drogës.

1200x630

Portugez i ri që dikur premtonte në fushën e gjelbër nuk ekziston më, dhe ai tashmë ishte futur nën kthetrat e drogës. Tani ditëlindjen e 32-të do ta pres në qeli të burgut, pasi është arrestua në vitin 2019.

Në gusht të vitit të shkuar, Policia Portugeze e arrestoi atë për trafik droge në një operacion që përfshinte edhe një kontroll në shtëpinë e tij. Një shumë e konsiderueshme parash iu gjetën në shtëpi së bashku me disa kilogramë kokainë.

Fabio Paím tani do të ëndërronte edhe një shans të vogël në futboll, por ylli madh i moshave të Sportingut, humbi gjithçka për shkak të trafikut të drogës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"