Nga Shqipëria te Milani, Zielinski bën bilancet: Dua trofe, s’kam më frikë nga askush

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 20:38

Nga Shqipëria te Milani, Zielinski bën bilancet: Dua trofe, s’kam më frikë nga askush

Piotr Zielinski nuk ka frikë. Mesfushori e përsërit dy herë, duke folur për titullin dhe Championsin, në një intervistë të dhënë pas fitores me Shqipërinë në eliminatoret për Europianin e vitit të ardhëm.

piotr-zielinski-napoli-1588862780-38023

Në fjalën e tij për “Sportmediaset”, polaku u shpreh: “Ne kemi objektiva e duam t’i arrijmë duke fituar sa më shumë ndeshje. Fjala titull nuk na ka trembur kurrë, kemi pasur gjithmonë një skuadër të fortë, po bëjmë gjëra të pabesueshme, por kampionati është ende i gjatë, duhet të vazhdojmë kështu sepse ka ende shumë pikë për t’u fituar”.

Lidhur me çerekfinalet e Europës kundër Milanit, Zielinski tha: “Napoli nuk ka frikë as në Champions, ne jemi një ekip i fortë, i pjekur dhe do të bëjmë gjëra të mëdha”.

Sezoni i mrekullueshëm i Napolit mban mbi të gjitha firmën e dy emrave, Kvaratskhelia dhe Osimhen, të cilët tashmë janë kandidatë për “Topin e Artë” në të ardhmen.

“Ata janë dy lojtarë shumë të fortë, japin shumë, nëse një ditë e fitojnë unë do të isha i kënaqur, por mendoj për ekipin”, shtoi 28-vjeçari i lindur në Zabkovice të Polonisë.

DREJT FIRMËS – Për rinovimin e kontratës dhe shiritin e kapitenit, Zielisnki pranoi se prej kohësh është në bisedime me klubin dhe gjithçka mund të konkretizohet në fund të këtij sezoni. “Kapiteni është Di Lorenco, dhe jemi në rregull kështu.

Personalisht ndihem mirë në Napoli. Në fakt që kur mbërrita në qytet u ndjeva menjëherë si në shtëpinë time.

Dua të vazhdoj karrierën time me këtë ekip. Kanë mbetur edhe një vit e gjysmë deri në përfundim të kontratës dhe nuk e kemi me nxitim”, përfundoi deklaratën e tij polaku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"