Nga Ronaldo fenomeni te yjet e wrestling dhe tenisit, ja kush janë shtatë sportistët e njohur që kanë bërë se*s para se të luanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 18:45

Nga Ronaldo fenomeni te yjet e wrestling dhe tenisit, ja kush janë shtatë sportistët e njohur që kanë bërë se*s para se të luanin

Të kryesh marrëdhënie seksuale para se të hysh në lojë ka qenë gjithnjë një “JO” e madhe për yjet e sporteve. Gjithsesi shumë prej tyre kanë zgjedhur që ta jetojnë jetën në mënyrën e tyre dhe ta thyejnë këtë rregull të pashkruar. “The Sun” ka nxjerrë shtatë sportistët më të njohur që kanë kryer qoftë dhe njëherë përpara një loje.

Collage Maker-20-Sep-2022-06.44-PM

Nik Kirgios

Tenisti i njohur australian, që ka marrë një vëmendje të madhe në media, jo vetëm se ëstë një talent i këtij sporti, por edhe për jetën e shfrenuar që ai bën. Ai është njëri prej atyre sportistëve që e ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale para se të luash dhe këtë madje e ka thënë në një intervistë.

“Me të dashurën time të parë kemi qëndruar larg për gjashtë muaj. Kur do të performosh në nivelet më të larta, ty të mungon një perosn emocionalisht dhe fizikisht. Kur jam në fushë, unë nuk mund të luajë shumë mirë ndonjëherë sepse jam i eksituar, nëse e dini ç’dua të them”, kanë qenë fjalët e Kirgios, i cili tani është një lidhje me modelen seksi, Kostin Hatzi.

kirgios

Ronaldinjo

“Gjatë kohës time te Barcelona, zakonisht praktikoja aftësitë e mija ën se*s përpara ndeshjeve. Nuk ishte një problem, por një benefit, sepse më bënte të lumtur përpara se të hyja në fushë”, është shprehur në një intervistë për “Playboy” në vitin 2013 legjenda braziliane, Ronaldinjo.

Gjithashtu ai u akuzua dhe se kishte një lidhje treshe, me dy gra, por e mohoi se ishte i martuar me të dyja.

ronaldinjo

Ronda Rosej

Ish-kampionia absolute e UFC-së, Ronda Rosej, është gjithashtu pjesë e kësaj liste, gjë që e ka shprehur në një intervistë në 2012.

“Vajzave i rrit testosteronin, kështu që përpiqem që të bëj se*s sa më shumë që të mundem përpra një beteje”, ishin fjalët e Rosejt.

rosnej

Pol Hanter

Ish-kampioni i njour i snukerit, Pol Hanter, ishte gjithashtu një nga sportistët e njohur i cili pëlqente të jetonte një jetë të shfrenuar.

Në një intervistë ai u shpreh: “Se*si ishte gjëja e fundit që unë doja të bëja. Thjesht nuk isha në qejf. Por duhet të bëja diçka për të thyer tensionin, ishte diçka që zgjati rreth 10 minuta, por u ndjeva mjaft mirë më pas”.

Hanter humbi betejën me kancerin në vitin 2006, duke u ndarë nga jeta në moshën 27-vjeçare.

pol hanter

Xhon Deli

Lojtari i njohur i golfit, Xhon Deli, e ka pranuar se se*si e ka ndihmuar atë që të përmirësohet. Në një intervistë për “USA Today” ai është shprehur: “Është gjëja më e bukur në botë. Vetëm se nuk zgajt aq sa duhet. E them sërish, është gjëja më e bukur në botë”.

xhon deli

Ronaldo

Shumë pak persona do e besonin që Ronaldo do të ishte në këtë listë. Ish-ylli i Brazilit në fakt nuk e ka shprehur kurrë se ka kryer marrëdhënie seksuale para se të luante, por fjalët e tij në një intervistë kanë ngritur dyshime: “Askush nuk mund ta provojë se se*si ndikon në performancën në fushë”.

ronaldo

Xhorxh Best

Në këtë listë nuk mund të mungonte as ish-legjenda e futbollit britanik, Xhorxh Best, i cili është komentuar gjithmonë për jetën e tij të shthurur.

Përpara gjysmë-finales së Kupës FA mes Mançester Junajtid dhe Lids, Best ishte kapur duke kryer marrëdhënie seksuale me punonjësen e hotelit që po akomodohej skuadra.

best

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"