Nga pezullimi direkt në fushë si titullar, por Mesi e PSG-ja bojkotohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2023 | 20:22

Nga pezullimi direkt në fushë si titullar, por Mesi e PSG-ja bojkotohen

“Çështja Mesi” është një histori e mbyllur në Paris. Pezullimi i argjentinasit ka zgjatur vetëm një javë. Pas ndjesës së kërkuar prej tij, klubi parisien ka vendosur të heqë pezullimin e tij dhe Leo do të kthehet direkt në fushë në takimin e radhës në kampionatin francez kundër Azhaksosë.

mesi

Kujtojmë se klubi francez e dënoi me 2 javë sulmuesin e vet pas një udhëtimi pa leje të tij në Arabinë Saudite. Me t’u kthyer nga Arabia, Leo bëri “mea culpa”, duke pranuar gabimin dhe kjo solli dhe heqjen e masës ndëshkimore nga klubi i tij. Lajmin për kthimin e Lionel Mesit titullar në fushë kundër Azhaksosë e ka konfirmuar trajneri i PSG-së, Kristof Galtie.

Nuk kam se çfarë të komentoj në lidhje me sanksionin e klubit për të. Ajo që di të them është kam kënaqësinë t’ju njoftoj rikthimin e Leos, i cili do të fillojë nga minuta e parë në takimin kundër Azhaksosë”, tha trajneri i PSG-së, Galtie, në një konferencë për shtyp.

Trajneri i PSG-së ka theksuar predispozitën e Mesit për rikthimin e tij në grup: “Ai është stërvitur me entuziazëm, me vendosmëri dhe dukej i etur për të luajtur përsëri. Sapo u kthye, fola me të për të kuptuar gjendjen e tij shpirtërore. E pashë të qetë, të motivuar për të luajtur dhe të vendosur për të fituar një titull më shumë”, nënvizoi ai.

BOJKOTI – Rikthimi i Lionel Mesit në skuadër është parë si një lajm i rëndësishëm në Paris. Megjithatë as kjo gjë nuk duket t’i ketë rregulluar marrëdhëniet e skuadrës me tifozërinë e saj.

Siç bëjnë me dije mediat franceze, tifozët ultras të PSG-së kanë vendosur të bojkotojnë ceremoninë e titullit të klubit të tyre në shenjë proteste për sezonin e dobët veçanërisht në Europë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"