Nga ndeshja më e gjatë e historisë, te fitorja më e thellë e tyre në një debutim/ Anglia thyen 12 rekorde ndaj Iranit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2022 | 22:16

Nga ndeshja më e gjatë e historisë, te fitorja më e thellë e tyre në një debutim/ Anglia thyen 12 rekorde ndaj Iranit

Angli-Iran ishte ndeshja më emocionuese në këto dytë ditë të para të Botërorit dhe përveç rezultatit 6-2, vendosi 12 rekorde të reja në historinë e statistikave.

anglia

– 117 minuta zgjati ndeshja Angli-Iran (14 minuta shtesë në pjesën e parë dhe 13 në të dytën), tre minuta larg një ndeshjeje bashkë me shtesën (120’), duke vendosur një rekord botëror.

– Anglia regjistroi fitoren më të thellë në ndeshjen e parë të një turneu (Botëror/ Europian) dhe shënoi 6 gola në këto kompeticione vetëm për herë të dytë në historinë e saj (6-1 ndaj Panamasë në “Rusi 2018”). – 35 pasime u bënë për golin e gjashtë të Grilisht, numri më i lartë i kombinimeve në një ndeshje Botërori që prej 1966-ës.

-Garet Sauthgejt është trajneri i Anglisë që ka fituar më shumë ndeshje 9 (Botëror/ Europian) dhe la pas legjendën Sër Alf Ramsej (8).

– Anglia kompletoi 366 pasime në pjesën e parë, duke u bërë rekordmenia e dytë më e mirë në historinë e një Botërori që prej 1966-ës (pas ndeshjes Spanjë-Rusi në 2018-ën me 395 pasime). Irani bëri vetëm 46 pasime të sakta, më pak se çdo skuadër në një pjesë të parë të një ndeshjeje të turneut që prej 1966-ës.

– Xhud Bellingam u bë shënuesi i dytë më i ri i Anglisë në një Botëror (19 vjeç e 145 ditë), vetëm pas Majkëll Ouenit në 1998-ën (18 vjeç e 198 ditë kundër Rumanisë).

– Në moshën 19 vjeç e 145 ditë Bellingam u bë lojtari i tretë më i ri që nis titullar një ndeshje Botërori pas Majkëll Ouenit (18 vjeç e 190 ditë) dhe Ljuk Shout (18 vjeç e 347 ditë) në 2014-ën.

– Mesfushori i Dortmundit bëri 40 pasime në pjesën e parë (100% të sakta) dhe 10 prej tyre në 1/3-at finale të fushës.

– Me golat e Bellingamit (19 vjeç) dhe Sakës (21 vjeç), Anglia ka për herë të parë në historinë e saj dy lojtarë që shënojnë në një moshë kaq të re në një ndeshje Botërori.

– Rashford shënoi pas vetëm 49 sekondash në fushë për Anglinë, duke u bërë shënuesi i tretë më i shpejtë si zëvendësues në historinë e Botërorit.

– Anglia vinte në Botëror pas 6 ndeshjesh pa fituar (3 barazime, 3 humbje), seria më e gjatë e rezultateve të tyre pa fituar përpara një turneu (Botëror/Europian).

– Pavarësisht se nuk shënoi, Kejn u bë futbollisti i parë që asiston 2 gola në një ndeshje Botërori pas Bekhamit në 2006- ën kundër Trinidadit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"